Flasin vargjet – flasin librat e mërgimtarëve... - Bota Sot
Flasin vargjet – flasin librat e mërgimtarëve...

Gjermania

E enjte, 20 shtator 2018

Flasin vargjet – flasin librat e mërgimtarëve...

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 9 korrik 2018 Në ora: 12:12
Pjesëmarrësit e takimit me krijuesit letrar nga mërgata shqiptare në Munih

Pikësynim i këtij takimi të krijuesve letrar  nga Gjermania, Zvicra, Austria  dhe vende të tjera ishte çmallja,  kremtimi dhe shpalosja e veprave, sukseseve, planeve dhe  mbushja e baterive shpirtërore të dashamireve të letërsisë shqipe në diasporë! Një takim i tillë i organizuar dhe i mbajtur nga klubi letrar "Martin Camaj" në bashkë koordinim dhe bashkëveprim me Shoqatën e Shkrimtareve dhe Krijuesve Shqiptarë në Gjermani

Lidhja e Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptar në Gjermani është një ndër shoqatat ma aktive në diaspor e cila në  sofrene e vet  të përbashkët: tubonë Shkrimtarët, poetët, artistët, krijuesit e të gjitha zhanreve, piktorë, aktorë, gazetarë, këngëtarë, ku secili prej tyre  e jep kontributin e vet,në afirmimin e krijimtarisë së tij, para sofrës së madhe të Europës dhe më gjërë, ku padrejtësisht nga dhuna e pushtetit sërb, u shpërndanë shumë shqiptarë në Europë dhe botë. Si zakonisht krijuesit shqiptar në lokalet e klubit letrar „Martin Camaj në qytetitn Munih në takimin e tyre letrar  u bë fjalë për jetën  dhe veprimtarin e  kolosit të letrave shqipe dhe gjurmimeve Albanologjike të prof. Martin Camaj - temë e të cilit  ishte si pikësynim i këtij takimi të krijuesve letrar dhe dashamireve tjerë mërgimtarë nga Gjermania, Zvicra, Austria  dhe vende të tjera. Në këtë takim u takuam e u çmallëm, u kremtua, u shpalosën veprat, sukseset, plane dhe u mbushem bateritë shpirtërore të dashamireve të letërsisë shqipe në diasporë! Një organizim i tillë i organizuar dhe i mbajtur nga klubi letrar "Martin Camaj" në Munih  të Gjermanisë në bashkë koordinim dhe bashkëveprim me Lidhjen e Krijuesve letrar në mërgatë - duke iu falënderuar vetë nënkryetarit të Klubit dhe Koordinator bashkëpunimi, poetit Fran Tanushi, pjesëmarrje e nderuan  edhe artdashësit  arëbërës në sallë tejet e përshtatshme dhe kushte  të mira për organizime të tilla, atmosferë e bukur, të gjitha atribute për mbarëvajtje!

Image
Pjesëmarrësit te Takimit me krijuesit letrar nga mërgata shqiptare ne Munih e botimit të librave, leximin e poezive dhe aktivitet tjera të takimit

Plan programi i këtij takimi parashihte shënjim dinjitoze me vepra konkrete në vazhdën dhe të nderimit të krye heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu - në vitin jubilar të shkuarjes në përjetësi të tij. Në këtë takim të krijuesve letrar midis tjerash u promovuan botime të reja librash dhe u mbajte ora letrar ku u lexuan pozitë. U kremtua edhe të Dita e Plisit!

Nuk harruam që me një minutë heshtje dhe nderim të përzemërt te kujtohen edhe dy personalitete  të artit e kulturës në diasporë që ndërruan jetë në këtë periudhë njëvjeçare, artistin-krijuesin Agim Gashi dhe albanologun-krijuesin, mikun ynë i madh Robert Elsie!
Ky takimi letrar u hap me fjalën përshëndetëse të kryetarit të deritashëm të Klubit,  Fadil Lumi dhe kryetarin e ri - poetin Sylë Bajrami madje pasoi  fjala përshëndetëse e kryetarit të Lidhje të Krijuesve  Shqiptarë në Gjermani -  Hasan Qyqalla! U zgjodh edhe paneli drejtues nga Mustafe Krasniqi  Xhevahire -Maliçi  dhe mr. Murat Ajvazi, Në këtë takim u mbajte edhe ora letrare e cila kishte karakter garues  ku Juria në përbërjen e Isuf Bytyqi, Muharrem Blakaj dhe Milazim  si  poezi  më të mira u vlerësuan ato të  Mustafë Krasniqi, Barbara Burbuqe Heim  dhe Gazmend Dashi. Ky koordinim i shkëlqyeshëm në të cilin u bë fjalë edhe për përkujdesjen e sekretarit të përgjithshëm të Lidhjes të shkrimtarëve në diasporë nënkryetar të  klubit Letrar "Martin Camaj", poetit Fran Tanushi. Klubi Letrar "Martin Camaj", nderoi me mirënjohje për bashkëpunim Hasan Qyqalla, Muharrem Blakaj, Murat Ajvazin dhe Mentor Thaqin. Në këtë takim për anëtar nderi u shpall  diplomatin prof. dr, Hamdi Reçica! Në këtë takim  u promovuan dhe prezantuan një mori librash, duke filluar nga Antologjia Poetike për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun "Moti i Madh" në përkujdesje të poetëve Fran Tanushi dhe Hasan Qyqalla, një fjalë rreth librit e mbajti Mentor Thaqi, "Allbuimi poetik 2018" nga Klubi Letrar "Martin Camaj" në përgatitje dhe realizim nga Fran Tanushi, një përmbledhje poetike "Dhimbje dhe krenarie" nga Bahri Shyti, përmbledhjen "Shkalla e diellit" nga Fran Tanushi, Romani "Paraardhësi" nga Muharrem Blakaj, Monografinë rrënimtare për Familjen Martire Salihaj "Legjenda e dhimbjes së heshtur" nga Hasan Qyqalla e Mustafë Krasniqi, rrëfime lufte "Fshati i vrarë" nga Agron Limani, Qemajl Krasniqi e të tjerë.

Image
Për shkrimtaret, poetet dhe të tjerët që kontribut në aktivitet letrare në mërgatë u ndanë mirënjohje dhe shpërblime të tjera
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test