Në Pilsting u mbajt manifestimi përmbyllës “Ditët e kulturës shqiptare në Bavari”

Gjermania

Në Pilsting u mbajt manifestimi përmbyllës “Ditët e kulturës shqiptare në Bavari”

Nga: Maxhun Smajli Më: 9 korrik 2018 Në ora: 16:11
Në mesin e mergimtarëve, nga e majta; Arten Hanku dhe Naser Idrizi, konsujt të përgjithshëm

Në qytezën e vogël të Bibliotekës Popullore Shqiptare “Akademik Mark Krasniqi”, në Pilsting, u mbajt Manifestimi përmbyllës “Ditët e kulturës shqiptare në Bavari”. Ishte 28 maji 2018, kur përmes një aktiviteti akademiko-kulturor, Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në bashkëpunim me Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës i patën shpallur të hapura “Ditët e Kulturës Shqiptare në Bavari”.

Pas një rrugëtimi një mujor të “Ditët e kulturës shqiptare në Bavari”, gjithandej nëpër Republikën e Bayernit, shoqata të shumta shqiptare, si; SHKSH “Mërgimtarët” nga Deggendorfi, SHKSH “Shqiponjat e Bayerbit” nga Eggenfeldeni, SHKSH “Salih Çekaj” nga Pfaffenofen, SHKASH “Iliria” nga Munihu, SHASH “Dija” nga Munihu, Fondacioni “Besa”, nga Munihu, e të tjera, kishin ardhur në këtë qytezë të bukur të Niederbayernit, në Pilsting.

Të pranishëm ishin edhe përfaqësues të ndryshëm shqiptare e gjermane, si; Shefat e stafëve konsullore të Shqipërisë dhe Kosovës, Arten Hanku dhe Naser Idrizi, konsuj të përgjithshëm, Josef Hopfenz Perga, kryetar i Pilstingut, Helmut Steininger, kryetar i qytetit Landau an der Isar, si dhe Prof. Dr. Konrad Clewing, Prof. Dr. Frashër Demaj, Prof. Dr. Teki Kurti, Prof. Dr. Zymer Neziri etj..

Këtë manifestim kulturor, e shpalli të hapur, Ujkan Nikçi, kryetar i SHKSH “Ilirida”. Mëpas, para të pranishmëve, me fjalët e tyre përshëndetëse u paraqitën drejtuesit e konsullatave të të dy shteteve tona amë; Shqipërisë dhe Kosovës, të akreditura në Munih dhe kryetai i qytezës nikoqire, Pilstingut.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Ztr. Arten Hanku, Konsull i Përgjithshëm, mes tjerash, tha: “Është ky një aktivitet që tashmë është kthyer në traditë, ku që disa vite organizohet, çka na bënë krenar përpara miqve tanë dhe vendit në të cilin po integrohemi edhe si komunitet, pasi vetëm nëpërmjet këtyre aktiviteteve po i përqojnë vlerat tona kombëtare; kulturore, artistke, gjuhën shqipe, që është vlera bazë e një identiteti të një kombi. Ne shkojmë drejtë asaj porosie ose asaj dëshire që kishte edhe i madhi, heroi ynë kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, që Shqipërinë mbarë, trevat shqiptare t’i shikonte, dikur si një pjesë e pa ndarshme e familjës evropiane”.

Prania e pjesmarrësve në këtë manifestim përmbyllës “Ditët e kulturës shqiptare në Bavari”, Konsullin e Përgjithshëm të Republikës së Kosovës, ztr. Naser Idrizin, e bënte të ndihej i nderuar, i cili  mes tjerash, tha:”Sot, në këtë manifestim kombëtar, kam kënaqësinë e veçantë që në emër të Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Munih dhe në emrin tim përsonal, të ju falinderoj nga zemra për këtë pjesëmarrje! Ky vit, me të drejtë është shpallur Viti Mbarëkombëtar i Gjergj Kastrotit-Skënderbeut, i cili lartësoi në piedestal vlerat e kombit tonë për liri dhe pavarësi, në një kohë kur robëria po rrezikonte, pothuajse, tërë Evropën nga osmanlinjtë aziatik”.

Image
Shukri Selmani; Nga e majta; Prof. Dr. Teki Kurti, Prof. Dr. Frashër Demaj, Prof. Dr. Zymer Neziri dhe Prof. Dr. Konrad Clewing

Të pranishmit u përshendetën edhe nga Josef Hopfenz Perga, kryetar i qytezës së Pilstingut, i cili mes tjerash, tha: “ Ky manifestim kulturor shqiptarë ka një domethënie të veçantë, sidomos për ata që kanë lindur në Bayern e në Gjermani përgjithësisht, ku krahas asaj që mësojnë nëpër shkolla për kulturën e Bayernit dhe Gjermanisë, në të njëjtën kohë duhet të mësojnë për kulturën, historinë dhe gjuhën e të parëve të tyre, me qellim që të mos i harrojnë. Pikërishtë, ky manifestim kulturor është me një domethënie të madhe për shqiptarët”.

Mëpas, u mbajt një Simpozium shkencor për jetën dhe veprën e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, ku me Kumtesat e tyre u paraqiten, Prof. Dr.Frashër Demaj, Anëtar korrespodent i Akademisë së Shkencave dhe Arteve  të Kosovës, në Prishtinë, Prof. Dr. Zymer Neziri, nga Instituti Albanologjik në Prishtinë, Prof. Dr. Konrad Clewing, nga Instituti i Leibnizit për Evropën Juglindore dhe Prof. Dr. Teki Kurti, nga Universiteti i Tiranës, Fakulteti Histori - Filologji.

Këtë manifestim kulturor e pasuruan edhe aktivitete tjera sportive e kulturore, si recitime, këngë dhe valle nga nxënësit e shumë shkollave me mësim plotësues në gjuhën shqipe që veprojnë në Munih me disa qytete përreth dhe gara të ndryshme sportive.  Shumë ekipe futbollistike u ndeshën mes vete, ku vendin e parë mori ekipi futbollistik “Shqiponjat e Bayernit”.

Do theksuar se pas përfundimit të Simpoziumit shkencorë, të tre profesorët; Prof. Dr. Frashër Demaj, Prof. Dr. Teki Kurti dhe Prof. Dr. Zymer Neziri, vizituan Bibliotekën Popullore Shqiptare “Akademik Mark Krasniqi”. Edhe pse kjo bibliotek është, ndoshta, biblioteka më e vogël në botë për nga volumi i librave dhe hapsira, profesorët u mahnitën me materialin që panë në këtë bibliotek. Duke e parë punën e madhe që është bërë dhe po vazhdon të bëhet, që të tre Profesorët, një zërish, shprehën gatishmërinë për t’i ofruar ndihmen e tyre. 

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat