Vajza e vogël e familjes Memaj është gjallë - Bota Sot
Vajza e vogël e familjes Memaj është gjallë

Gjermania

E premte, 17 gusht 2018

Vajza e vogël e familjes Memaj është gjallë

Më: 18 korrik 2018 Në ora: 09:12
Pamje nga aksidenti

Vajza e vogël e familjes Memaj nga Deçani, që u aksidentua në Gjermani, është gjallë.

Anëtarë të familjes Memaj kanë thënë se vajza e vogël për të cilën u raportua se ka vdekur është gjallë.

Gjendja e saj, sipas familjarëve, është e rëndë.

“Lajmi nuk është i vërtetë, vajza është gjallë, rëndë por po merr frymë”, kanë thënë ata.

Aksidenti tragjik, i cili ndodhi mëngjesin e së hënës në autostradën gjermane në Dunningen, mori jetën e dy personave nga Kosova.

Valon Memaj, 26 vjeç, nga komuna e Deçanit dhe vajza e tij, 5 vjeçe, Luisë Memaj, kishin humbur jetën në vendin e aksidentit, ndërkaq vajza tjetër, Albina, 3 vjeçe, kishte pësuar lëndime të rënda trupore.

Mëngjesin e sotëm u raportua se vajza e vogël e familjes nuk ka mundur t'u rezistojë plagëve të rënda dhe ka ndërruar jetë mbrëmë në spitalin universitar në Freiburg. Lajmi është bërë i ditur në rrjetet sociale.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test