Viti shkollor me mësim plotësues në Landin e Bavarisë mbaron me sukses - Bota Sot
Viti shkollor me mësim plotësues në Landin e Bavarisë mbaron me sukses

Gjermania

E shtunë, 17 nëntor 2018

Viti shkollor me mësim plotësues në Landin e Bavarisë mbaron me sukses

Nga: Mustafë Krasniqi Më: 24 korrik 2018 Në ora: 15:47
Nxënësit shqiptarë në Gjermani

Këshilli për Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe në Bavari, përpos vështirësive e pengesave, ka arriti suksesshëm ta përfundoj vitin shkollor 2017/18. Gjatë kësaj periudhe janë shpërndarë fletëregjistrime, për regjistrimin e nxënësve, për vitin 2017/18, si dhe janë hapur shumë klasa e janë organizuar seminar, është mbajtur kuvendin themelues dhe ka festuar njëvjetorin e themelimit të KMPGJSH-së.

Po ashtu ka organizuar ekskursion me nxënës për në atdhe, Shqipëri-Kosovë, të financuar nga vetë prindërit, udhëtimin, nën përkujdesjen e Ministrisë së Republikës së Kosovës. Në vazhdën e këtyre sukseseve është organizuar edhe kuizin e diturisë me shkollat funksionale, si dhe ka bërë projektpropozimi për dëftesën unifikuse kombëtare, për nxënësit e mërgatës. Ka pranuar certifikatë-dëftesa, për motivimin e nxënësve, të lëshuar nga përfaqësuesit Konsullor të Republikës së Shqipërisë dhe të Republikës së Kosovës në koordinim me KMPGJSH-në.

KMPGJSH-ja, përpos informimit, hapjen e klasave dhe aktiviteteve tjera, ka shtrirë ndikimin e saj tek bashkëkombësit mërgimtarë, po ashtu dhe tek organet gjegjëse- bavareze, ku dhe është bërë kërkesa, që, nota e mësimit plotësues të jetë e pranishme në dëftesën e mësimit të rregullt gjerman, në Landit të Bavarisë, gjë që për këtë jemi optimist se do të realizohet, ku dhe kemi premtime se do të kemi përkrahje të vazhdueshëm nga organet gjegjëse-bavareze.

Të gjitha këto suksese të lartpërmendura, kryesia e KMPGJSH-së, i ka arritur në saje të vullnetit dhe punës së palodhshme, ku dhe e ka përmbyll me sukses vitin shkollor 2017/18, duke qenë mirënjohës ndaj punës së mësimdhënësve, Këshillave të Prindërve, të vet Prindërve, fondacionit “Besa”, si dhe shoqatave, të cilat kanë marr përsipër pagën e mësimdhënësve. Po ashtu me sakrifica të mëdha ka arritur t’i mbarojnë disa detyrime ndaj mësimdhënësve, ku përpos përgjegjësisë dhe punës së palodhshme shpeshherë nga xhepi i vet i ka mbulon shpenzimet e nevojshme, si dhe nuk ka kursyer kohën për të qenë pranë detyrës së përkushtuar për mësimin plotësues.

Mirënjohës ju jemi edhe drejtorive të shkollave përkatëse, bavareze, të cilat na e  mundësuan mësimin plotësues në gjuhën shqipe, që ta mbajmë nëpër klasa, aty ku zhvillohet mësimi i rregullt; Mirënjohës ju jemi edhe disa biznesmenëve, të cilët gjetën fuqi për të na ndihmuar dhe inkurajuar KMPGJSH-në, për punën e saj fisnike. Gjatë këtij rrugëtimi, përpos suksesit të lartpërmendur, jemi ndeshur edhe më vështirësitë të ndryshme, ku për këto vështirësi kemi njoftuar Ministrin e Arsimit dhe të Diasporës, së fundmi edhe Ambasadën, në Berlin, të Republikës së Kosovës, gjë që mbesim me shpresë se në të ardhmen do të  kemi përkrahjen e këtyre institucionale dhe besojmë se nuk do të bijnë në vesh të shurdhët, kërkesat tona, po do t’i kanë parasysh, ato! Gjithsesi, kemi alarmuar për frikën e asimilimit, ku brezi i dytë ka filluar t’ mos ketë mundësi ta mësoj gjuhën e bukur, shqipen! Ndërsa, brezi i tretë ka drojë se do të asimilohet, nëse atdheu nuk shton një kujdeseje të veçantë dhe të ngutshme për fëmijtë tanë mërgimtar, që pa fajin e tyre po e harrojnë gjuhën e ëmbël, gjuhën shqipe.

Pra, për këtë shqetësim të ngritur na mbajnë në shpresë premtimet dhe angazhimi i përbashkët i dy shteteve tona shqiptare se, një ditë do të kemi përkrahjen konkrete e unifikuese të atdheut, siç dhe punojmë me korrikulën e përbashkët. Gjë që me keqardhje e themi se deri më tani, përpos librave që na i kanë ofruar Ministria e Diasporës së Republikës së Kosovës dhe premtimeve, asnjë ndihmë tjetër konkrete nuk kemi pasur. Gjë që kemi pasur bashkëpunim të ngushtë institucional, takime me ministra, zëvendës ministra, këshillin pedagogjik dhe drejtorin e Ministrisë për kulturë e Arsim të Diasporës së Republikës së Kosovës, ku dhe e kemi njoftuar se mësimi plotësues në landin e Bavarisë është më specifike se në landet tjera, ngaqë në landin e Bavarisë, për mësimin plotësues në gjuhën shqipe, paga bëhet nga prindërit dhe vullnetmirët, kurse në landet tjera paga e mësimdhënësit bëhet nga institucionet përkatëse shtetërore-gjermane.

Me të gjitha këto vështirësi, viti shkollor u përmbyll me suksese, duke i falënderuar edhe dy konsullatat tona shqiptare, në Munih, që na mundësuan, për ta bërë shpërndarjen e certifikatave të nxënësve, në mënyrë që t’i motivojmë, ata. Lëshimi i  këtyre Certifikatave u bënë në mënyrë të organizuar dhe festuese, nëpër shkolla dhe në Konsullatën e përbashkët të Republikës së Kosovës dhe të Shqipërisë, në bashkëpunim me mësimdhënësit, Këshillat e Prindërve, prindërit dhe kryesinë e KMPGJSH-së e cila po bënë një punë të madhe e sakrifikuese.

Certifikata-dëftesë për nxënësit që mbaruan vitin shkollor, 2017/18

Më 20.07.2018  u lëshuan certifikatat për nxënësit e tri paraleleve: Dingolfing, Landau dhe Deggendorf në pranin e Kryetarit të qytetit të Landaut, Dr.Steininger Helmut, zv.drejtori i Shkollës se mesme Hans Vogelmeier dhe në pranin e  Konsulli të Republikës së Shqipërisë, Dashnor Ibra, si dh të dy konsujve të  Republikës së Kosovës, Zenel Gashi dhe të Labinot Gucati, të Këshilltarit të përgjithshëm të KMPGJSH-së, Mislim Berisha dhe të nënkryetarit të KMPGJSH-së, Tefik Jaha. Në pranin e Gazetave ditore të Landaus: Landauer anzeige dhe Landauer Neuepresse dhe në pranin e mësueseve: Mervete Ismajli Landau; Shqipe Kolukaj Deggendorf, si dhe të Ismije Demolli-Dingolfing. Ndërsa për nxënësit që ndoqën mësimin plotësues për  8 vite me radhë ju dhuruan në shenjë respekti nga një libër nxënësve: Laurant Smakiqi nga Dingolfing; Enis Jaha, Lorik Jaha dhe Lavdrim Jaha nga shkolla në Landau. Kurse më 21.07.2018, në pranin e Konsullit të Republikës së Kosovës, Labinot Gucati, të sekretarit, Isuf Bytyqi, zv. Sekretarit, Jonuz Veliqi, të këshilltarit të Përgjithshëm, Mislim Berisha të KMPGJSH-së dhe prindërit u përmbyll me suksese shpërndarja e certifikatave për nxënësit e kësaj shkolle, Holzkirchen, me mësuesen Blerina Shabani. Ndërsa javë më parë tri klasë nga Rosenheimi, Kolbermori dhe Bad Aibling, në pranin e Kryekonsullit, Naser Idrizit, të mësueseve: Esengyl Sallauka dhe Ardiana Mani, të Shoqatës BKSA “Shqiponja”, që ishte edhe organizatore e këtij manifestimi, u ndanë certifikatat për nxënësit që ndoqën mësimin plotësues. Po ashtu më 05.07.2018 klasa që funksionojnë në  Munih dhe dy klasë të Furstefenbruk, me mësuese: Donika Zonja, Bislime Berisha dhe Vlora Ahmeti, certifikatat u ndan në Konsullatën e përbashkët shqiptare në Munih, ku ishin të pranishëm stafi Konsullor, Këshillat e Prindërve, prindërit dhe Këshilltari i përgjithshëm i KMPGJSH-së, Mislim Berisha, si dhe një javë më vonë edhe tri klasa tjera të Munihut me mësuese: Xhevahire Sylejmanin, dhe Fahrije Basha.

Gjë që shembull i mirë për të na motivuar tutje është respekti i nxënësve, ata që vijuan mësimin plotësues, që kanë për gjuhën shqipe, për shkronjat e alfabetit, historinë, gjeografin, për datat historike, heronjtë kombëtar, letërsinë, këngëtimin në gjuhën shqipe dhe më në fund, përmes dashurisë për gjuhën, bëhen flamurtar të atdheut, ruajnë identitetin, kultivojnë kulturën dhe ngritin vetëdijen për atdheun, gjuhën shqipe.

Zëri i kryesisë së KMPGJSH-së mbetet një tingull i pashterur, në thirrje, për të gjithë bashkëkombësit, bizneset dhe shoqatat, të bashkuare të jemi në rrugëtim për shkollën shqipe me mësim plotësues, ngaqë fëmijët do të jenë rreze e dritës, nëse ua ofrojmë mundësin për ta mësuar gjuhën amë.

Kryesia e KMPGJSH-së ndihet krenare me përmbylljen e suksesshme të këtij viti shkollor dhe, njëherit ju uron pushim të këndshëm, të gjithë nxënësve dhe mësimdhënësve për në atdhe (fletëregjistrimin për vitin 2018/19 i keni në faqen zyrtare të saj, uraebashkuar.de.tl, dhe adresa e e-mailit:  lapshbavari@gmail.com)!

 Në emër të KMPGJSH-së, Kryetari- Mustafë Krasniqi.

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test