Publikohen fotot, Zemaj në takim me kancelaren Merkel

Gjermania

Publikohen fotot, Zemaj në takim me kancelaren Merkel

Nga: A.ZH Më: 30 gusht 2018 Në ora: 15:40
Astrit Zemaj dhe Angela Merkel

Ushtrues detyre i ambasadorit të Kosovës në Gjermani, Astrit Zemaj, ka treguar se sot ka pranuar fotografitë nga Qeveria gjermane, për takimin që kishte me kancelaren Angela Merkel, në muajin korrik.

Zemaj në një postim në Facebook, ka thënë se për të ishte nder i veçantë, të takonte kancelaren Merkel.

“Personaliteti i saj, i nje lideri të fuqishëm dhe karizmatik, reflekton paqe, siguri, liri dhe humanizëm për popullin e saj dhe një Evropë të bashkuar për të gjithë”, ka shkruar ai, përcjell Bota sot.

Postimi i plotë i Zemajt:

Personaliteti i saj, i nje lideri të fuqishëm dhe karizmatik, reflekton paqe, siguri, liri dhe humanizëm për popullin e saj dhe një Evropë të bashkuar për të gjithë.

Nder i veçantë secili nga takimet me Kancelaren e RFGJ, Dr. ANGELA MERKEL.

Fotot e pranuara sot nga protokoli gjerman.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat