Mërgata shqiptare kundër ndarjes së Kosovës dhe asociacionit të komunave serbe në Kosovë

Gjermania

Mërgata shqiptare kundër ndarjes së Kosovës dhe asociacionit të komunave serbe në Kosovë

Maxhun Smajli Nga Maxhun Smajli Më 18 shtator 2018 Në ora: 22:03
Disa nga protestuesit

Me 16 shtator, përjetuam rizgjimin e atdhedashurisë, në kohën kur po vërehet një prirje e mbrapsht kundër kombit e atdheut. Ndjenja e rehatisë përsonale, e individit në karrier, është shtrirë deri në atë pikë, sa rrezikojnë edhe coptimin e Kosovës dhe krijimin e Pavarësisë së Komunave serbe brenda territorit të Republikës së Kosovës.

Të diellën që lam pas, rreth njëqind mergimtarë shqiptarë të ardhur nga anë të ndryshme të Bayernit, protestuan para Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Munih. Protestuesit bënë thirrje drejtuesve të shtetit të Kosovës, që të kujdesen për tokat dhe varret e të parëve që ranë në mbrojtje të Kosovës. Në të njëjtën kohë shfaqen simpatinë për luftën çlirimtare dhe respektin për luftetarët e lirisë – UÇK-n.  Asnjëri nga protestuesit nuk e kishte menduar se një ditë do dalin në rrugë për të protestuar kunder drejtuesve të shtetit të tyre.

Në emër të Këshillit organizativ të protestave, para të pranishmëve foli, Dr. Imer Hajdari, i cili mes tjerash, tha:” Të nderuar, jemi tubuar sot këtu, për të kundërshtuar çdo marrëveshje në dam të Kosovës dhe popullit të saj. Nga këtu, i themi, Jo, dhënies së tokave të Kosovës, Jo, themelimit të shtetit serb brenda shtetit të Kosovës”.

 Mëpas, në emër të shoqatave kulturore dhe të organizatave studentore, Argent Ferizi, iu drejtua Kuvendit të Republikës së Kosovës me shtatë kërkesa;

Të hiqet menjëherë mandati i Presidentit Thaqi

Të krijohet një delegacion për bisedime me Serbinë të bazuar në normat e Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Kuvendi ta mandatoj delegacionin e propozuar dhe të përcaktoj saktë kornizën e bisedimeve duke përjashtuar çdo lloj coptimi të vëndit.

Bisedimet të zhvillohen mes partnerësh të barabartë me prespektivën e njohjes reciproke dhe në mënyrë afatgjate të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Gjatë kësaj rruge të gjatë, Kosovës, t'i premtoi, një bashkëpunim konstruktiv me Serbinë, ndërsa, qytetarëve serb t'iu garantohen të drejta të barabarta me qytetarët e

Republikës së Kosovës, as më shumë e as më pak.

Nga Bashkimi Evropian, partnerët e Kosovës, e sidomos nga Gjermania kërkohet që të mos u hapet rruga bisedimeve që rrezikojnë integritetin e Kosovës.

Nga Komisioni Evropian kërkojmë që integritetin territorial të Kosovës të mos e përdorin si objekt loje për të arritur suksese afatshkurtëra me bisedime jo parimore.

Image
Nora Krasniqi

Ndërsa, në emër të Miqësisë Akademike Shqiptaro- Gjermane, në gjuhën gjermane, Nora Krasniqi, doli me Apelin drejtuar Kancelarës gjermane, Dr. Angela Merkel.

 “E dashura Zonja, Kancelare, Merkel!

Kryetarët e shteteve; të Kosovës dhe Serbisë, po përpiqen t'i luajnë kufinjtë shtetror të Kosovës. Historia na mëson: “Kush i prek kufinjtë e një shteti, e prish   paqen dhe thërret luftën. Ndalini presidentët Vuçiq dhe  Thaqi, të mos bëjnë pozarllëqe me kufirin shtetëror të   Kosovës. Këto  veprime janë në kundërshim me vullnetin e popullit të Kosovës. Të tillët janë të korruptuar  dhe  nuk janë të interesuar për popull, por vetëm për pushtet dhe pasurim. Populli që po  jeton me frikë dhe i zemruar, kërkon nga Ju, Zonja Kancelare, që    të mos lejoni të luhet me kufinjtë, ndryshe nuk do të   ketë paqe në Ballkan. Ne kërkojmë demokraci dhe të drejta të plota, sipas rregullave evropiane. Në emër të  paqës në Kosovë dhe Ballkan, ju lutemi që të bëheni një forcë stabiliteti në Evropë. Mbrojeni paqen në Ballkan dhe mos lejoni ndryshimin e kufinjëve të Kosovës. 

Protestuesit ishin shumë të kujdesshëm, nuk bënë asnjë veprim të pa pranuar. Në duar mbanin Flamujt e Kosovës, Gjermanisë, Amerikës dhe Shqipërisë, si dhe me pankarta me mbishkrimet në dy gjuhë; shqip dhe gjermanisht: “Stop, ndarjes së Kosovës”, “Kundër autonomisë së komunave serbe”.Dhe, krejt në fund, kërkesat e protestuesve u vendosën në një pliko pa pulla postare dhe u   gjuajtën në kutinë postare të Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në   Munih.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat