Deklarohet Gjermania: Bashkimin Evropian i plotë vetëm nëse Kosova është anëtare plotë

Gjermania

Deklarohet Gjermania: Bashkimin Evropian i plotë vetëm nëse Kosova është anëtare plotë

Nga: P.R Më: 24 shtator 2018 Në ora: 23:16
Foto nga takimi

Besnik Kelmendi, politikani shqiptar nga Kosova në Gjermani, anëtar i CDU-së, përmes një postimi në facebook, ka njoftuar se ka zhvilluar takim me Ministrin e Shëndetësisë së Gjermanisë, Jens Spahn.

“Ministri Spahn theksoi se ne i mbyllim spitalet për mungesë të stafit, ndërsa ne Kosove dhe Shqipëri po presin mijëra të rinj për një vend pune.

Ne po punojme për të ndryshuar ligjin e migracionit dhe besoj fuqishem se në sesionin e vjeshtës do të ndryshojmë këtë ligj, për të bërë të mundur që qytetarët nga Kosova të hyjnë në Gjermani më lehtë dhe pa pengesa burokratike”, shkruan Kelmendi, përcjellë “Bota sot”.

Ky është postimi i plotë:

Gjermania e konsideron Bashkimin Evropian te plotë vetëm nëse Kosova është anëtare e plotë e Bashkimit Europian.

Ministri i Shëndetsisë Spahn tha se eshte e padrejtë që qytetarët kosovare, e veçanërisht rinia e Kosovës, të presin 10 muaj per nje vize, edhe ata qe në Gjermani deshirojne të specializohen.

Takimi i Forumit Rinor të CDU-së në Bochum kaloi në një atmosfere pune dhe diskutim konstruktiv.

Ministri Spahn theksoi se ne i mbyllim spitalet për mungesë të stafit, ndërsa ne Kosove dhe Shqipëri po presin mijëra të rinj për një vend pune.

Ne po punojme për të ndryshuar ligjin e migracionit dhe besoj fuqishem se në sesionin e vjeshtës do të ndryshojmë këtë ligj, për të bërë të mundur që qytetarët nga Kosova të hyjnë në Gjermani më lehtë dhe pa pengesa burokratike.

Ne këtë kongres, Z. Spahn Ministri i Shëndetsisë dhe Z. Ziemiak, kryetar i Forumit Rinore të CDU dhe deputet i Bundestagut, biseduan me aktivistin e çeshtjeve kombëtare dhe anetarin e kryesise se CDU në Essen, Besnik Kelmendin...

Gjatë takimit me z. Kelmendi u diskutua për gjendjen aktuale në Kosovë, me vemendje të veçantë për bashkëpunimin ndërministror.

Z.Spahn e informoj z. Kelmendi për fillimin e bashkepunimit të kabinetit të tij me qeverine e Kosovës gjegjësisht me Ministrine e Shendetsisë.

Jens Spahn MdB ëill Pflegekräfte aus Albanien und dem Kosovo anëerben

Er kritisiert Probleme bei der Visavergabe und ëill ausländische Berufsabschlüsse schneller anerken!

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat