Studentet e Universitetit “Hasan Prishtina” të Prishtinës vizitojnë bibliotekën në Gjermani

Gjermania

Studentet e Universitetit “Hasan Prishtina” të Prishtinës vizitojnë bibliotekën në Gjermani

Nga: Maxhun Smajli Më: 25 shtator 2018 Në ora: 08:52
Vizita në Biblotekën Popullore Shqiptare “Akademik Mark Krasniqi” në Plsting të Niederbayernit të Gjermanisë

Bibloteka Popullore Shqiptare “Akademik Mark Krasniqi” në Plsting të Niederbayernit të Gjermanisë ka muaj të shumtë që është në vemendje të vizitorëve. Kohëve të fundit, çdo i ardhur nga Shqipëria e Kosova, qoftë për vizitë tek të afërmit e tyre, apo për punë sezonale, po e vizitojnë bibliotekën.

Ditë më parë, bibliotekën e vizituan edhe dy studente të Universitetit “Hasan Prishtina” të Prishtinës; Artë Cakiqi, studente e Fakultetit Filozofik, dega Psikologji dhe Erona Jaha, studente në Fakultetin e Juridikut.

Studentet u njoftuan për punën dhe synimin e bibliotekës në të ardhmën. Për Artë Cakiqin, nga Llapashtica e Epërme e Podujevës, ishte kënaqësi dhe privilegj që ka vizituar bibliotekën “Akademik Mark Krasniqi”. “ Mbrenda një hapsire aq të vogël pash gjëra që nuk kisha parë në bibliotekat tjera. Me shumë mund dhe kujdes të madh, Maxhun Smajli, i kishte sistemuar aq mirë. Mua nuk më mbetet tjetër veqse t’i uroj suksese të shumta dhe një punë të palodhshme”, tha mes tjerash, Artë Cakiqi.

Ndërsa, Erona Jaha nga Ballofci i Podujevës, shprehet: “Kisha nderin që sot ta vizitoj bibliotekën e Maxhun Smajlit dhe ta shoh se sa me kujdes ruhen të gjitha shkrimet, videot, fotot dhe të gjitha përjetimet e tij gjatë luftës si gazetar, e pastaj edhe udhëtimin e tij në këmbë prej Gjermanisë deri në Kosovë. Më bëhet zemra mal se si një veprimtar-shkrimtar, por edhe gazetar si Maxhuni kaq me kujdes e ruan dhe e ka përgaditur një bibliotek si kjo me emrin e njeriut të madh, akademik Mark Krasniqi, të cilit i dëshiroj suksese në të ardhmën”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat