Në Iserlohn nëntori poetik 2018

Gjermania

Në Iserlohn nëntori poetik 2018

Nga: Neki Lulaj Më: 12 tetor 2018 Në ora: 21:57
Poeti Neki Lulaj

Nga aktiviteti i Lidhjës se Krijuesve Shqiptar në Mërgatë pikërisht në fund javën qe lam pas në qytetin Iserlohn afër Dortmundit u mbajtë Festivali i V-të tadicional“Nëntori Poetik“2018. Në këtë eviliment kulturor ishin prezent krijues nga Gjermania , Kosova e Shqipëria, Zvicra, Austria dhe Franca , etj., Evenimenti Letrar, i LKSHM-së, u mbajt në ambientet e Hotelit Campus Garden Buisness,pronë e ztr. Ilir Mulaku-t Festivali Letrar , " NËNTORI POETIK 2018 ", në Iserlohn, tuboi shkrimtarët e krijues shqiptarë e gjerman rreth një Sofre të madhe! Në këtë takim letrarë prezantuan edhe ztr. Isni Kilaj nga Ministria Diasporës, ardhur special për këtë takim , Zonja Anduena Stefan, Konsule, nderi e Shqipërisë në Vestfalinë e Rinit Veriorë Ishte përfaqësuesja e CDU-së znj Gjemile Jusufi dhe kengëtari i njohur zt Driton Gashi.

Lidhja e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatëdhe në këtë aktivitet mbajti edhe një Simpozium Shkencor për Heroin tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti pasiqe ky vit është i Gjergjit. U mbajtën tri kumtesa shumë interesante nga zt. Mr. Murat Ajvazi nga prof Muharrem Blakaj dhe nga Prof . Paulin Zefi nga Shqipëria i cili kishte nderin e veçantë për te mbajtur kumtesen kryesore në ketë eviliment kulturor. Nga i gjithë ky aktivitet dhe bashkim ti penave e dijeve anë e kendë evropës ishte puna angjazhimi i madh dhe i pa lodhur kryetarit te LKSHM zot. Hasan Qyqallës i cli vazhdimisht gjen forma dhe mjete kur është ne pyetje kultura dhe takimet kulturore të bashkëkombaseve, si dhe donatrit të pa kursyer zt. Musa Jupollit dhe Ministria e Diasporës...!Image

Në vazhdim u lexue edhe një Kumtesë shumë interesante e shkencore në përkujtim per 50 vjetorin e Demonstratave te para në Kosovë rikujtim i 6 Tetor 1968 dhe Rendësia e atyre demonstratave, në ngritjën e vetëdijës tonë kombëtare të asaj kohe kështu shkrimtari i shquar pra a ish i burgosuri politik,gazetari dhe spikeri i luftës „Radio Kosova e lirë“ pra zt.Martin Çuni,i kishte të fresketa dhe kishte përgaditur një referat shumë interesant për ngjarjet e asaj kohe.

Përpos kumtesave u bë edhe promovimi i Antologjisë poetike "Moti i Madh". Me rastin e 550-vjetorit të vdekjës së kryeheroit tonë kombëtar me gjatëdhjetë e tre poet përfshirë me 63 poezi,e përgaditur nga Hasan Qyqalla dhe Frn Tanushi.

U mbajt edhe një Orë Letrare me karakter garues ,pas një konkursi serioz u ndanë edhe çmimet përkatëse ku spikati çmimi "Pena e Artë Martin Camaj" e qe lauerat i ketij çmimi ishte zt. Musa Jupolli. Çmimi vjetor i LKSHM për vitin 2018 ju nda poetit zt.Neki Lulaj. Çmimin „Pavarësija“ju nda zt. Martin Çunit kurse, çmimi „Kongresi i Manastirit „ju nda poetit Sead Ramadanit. U ndan edhe disa Mirnojhje te tjera nga LKSHM.

Në vazhdim te keti evilimenti kulturor u promovuan edhe disa tituj te ri te veprave letrare poetike dhe dy romane.Këngëtari Driton Gashi,ne fund te takimit këndoi kengën „Kur te jesh i mërzitur shumë teksti nga Dritëro Agolli kurse gazetari dhe spikeri
i RadioTelivizionit të Prishtinës zt. Halil Rrustemi, i cili me syrin e përpikët të kamerës regjistroi me mjeshtri te rrallë ketë aktivitet pra Festivalin e V-të tradicional „Nëntori Poetik „2018.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat