Ing. Deli Balidemaj u zgjodh deputet në Parlamentin e Oberbayernit

Gjermania

Ing. Deli Balidemaj u zgjodh deputet në Parlamentin e Oberbayernit

Nga: Maxhun Smajli Më: 18 tetor 2018 Në ora: 20:17
Ing. Deli Balidemaj

Të dielën, me 14 tetor 2018, me Ing. Deli Balidamajn, kandidat për në Parlamentin e Oberbayernit, shqiptarët dolën faqebardh. Kandidati i Partisë së të Gjelbërve, me nr. 10-të, Ing Deli Balidemaj, në njesinë e vet zgjedhore 104, në Milbertshofen, fitoi numrin më të madh të votave nga gjithë kandidatët e të gjitha partive tjera. Në bazë të rezultatëve të Publikuara, ditën e djeshme, 17 tetor, doli që, Ing. Deli Balidemaj, të jetë Deputet i drejtpërdrejtë në Parlamentin e Oberbayernit. Do veçuar se, Ing Deli Balidemaj, është shqiptari i parë në Bayern që ka arritur të depërtoi në Parlamentin e kësaj Krahine, me 5.6 milion banorë.

Dhe, i pari në Republikën Federale Gjermane të këtij niveli. Ztr. Balidemaj, për të përditshmën në gjuhën shqipe “Bota sot”, thotë, se: “Do jem zëri i gjithë qytetarëve e, posaçerisht i shqiptarëve”. Ai, rolin e tij në Parlamentin e Oberbayernit e sheh si një urëlidhëse mes komunitetit gjerman dhe atij shqiptarë. Si urëlidhëse mes Gjermanisë, Kosovës dhe Shqiperisë; në ekonomi, bisnes dhe arsim. Neve, mergimtarëve shqiptarë në Republikën e Bayernit, na ka mbetur për të festuar dhe shprehur gëzimin e madh që kemi. Në të njëjtën kohë, Ztr. Ing. Deli Balidemajt i shprehim urimet tona më të sinqerta! T'u priftë e mbara në rrugë drejtë lartësive!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat