Unioni i bizneseve shqiptaro-gjermane po promovon prodhimet e Kosovës në perëndim

Gjermania

Unioni i bizneseve shqiptaro-gjermane po promovon prodhimet e Kosovës në perëndim

Më: 21 tetor 2018 Në ora: 12:32
Vllaznim Kelmendi

Më qëllim promovimin e produkteve vendore, Unioni i bizneseve shqiptaro-gjermane në Gjermani, është themeluar para pesë viteve dhe tashmë numëron rreth 300 firma anëtare të cilat bashkëpunojnë mes vete.

Vllaznim Kelmendi, drejtor i financave në këtë union, thotë se unioni po bashkëpunon edhe me bizneset vendore në Kosovë, në mënyrë që prodhimet e tyre t’i eksportojnë jashtë.

 Ai deklaron se kompanitë në Kosovë tashmë po ofrojnë produkte me cilësi të lartë.

Kelmendi: Qëllimi kryesor është t’i eksportojmë produktet e Kosovës jashtë vendit

“Natyrisht, qëllimi kryesor i Unionit është dhe do të mbetet sa ma shumë produktet vendore të merren dhe të eksportohen në tregun e Europës Perendimore, t’u e pasë parasysh që ka nevojë shumë të madhe, dhe qëllimi jonë kryesor është që ne mos të vijmë t’i bëjmë konkurrencë prodhimeve dhe fabrikave të Kosovës, por ne lidhim kontrata me ta që ata, do të thotë të na furnizojnë neve me këto produkte të cilat i kanë këtu”, thotë Kelmendi.

Kelmendi deklaron se ky union ka gëzuar mbështetje edhe prej Ministrisë së Diasporës, por kryesisht nga kryesia e anëtarëve.

Sipas ttij, falë këtij unioni, qindra biznese shqiptare po bashkëpunojnë mes veti.

Kelmendi: Ky union është projekti më i mirë për diasporën

“Një falënderim i veçantë, shkon për Kryesinë e Unionit, të cilët çdo lëvizje, çdo financim, e kanë ba prej kostove të firmave të veta, po edhe anëtarët tonë të cilët kanë besu që e kanë pa si një projekt qëështë i domosdoshëm që të krijohet unioni, rrjetizimi i bizneseve shqiptare. Është një prej projekteve, unë e vlerësoj ashtu, ma të mirë që ka ndodhë naj herë për diasporën tonë. Sot, qindra biznese shqiptare në Gjermani, Europë po edhe gjithkund në botë, falë unionit, falë rrjetizimit, që janë lidhë mes veti, janë njoftu dhe bashkëpunojnë mes veti”, ka thënë Kelmendi.

Në këtë union, siq shpjegon ai, bizneset janë të profileve të ndryshme, por kryesisht të ndërtimtarisë dhe shpjegon se përse nuk u thmelua më herët ky institucion.

Kelmendi: Do të donim që këtë organizatë ta kishim themeluar më herët

“Kishim pasë dëshirë edhe kishte me qenë kënaqësia jonë shumë e madhe që ne të kishim organizu këtë union para 20 viteve, po fatkeqësisht, këto firma që ne sot i kemi anëtare, janë kryesisht të themeluara para 5 ose 10 viteve, dhe firmat ma të vjetra që i kemi, janë diku 15 vite. Domethanë nuk kanë qenë kushtet për me e ba këtë organizim, kur na e kemi pa që janë krijuar kushtet edhe mundësitë, dhe falë punës dhe angazhimit të shqiptarëve që jetojnë në diasporë, përkatësisht tash në Gjermani, që kanë ba firma e kompani shumë serioze, jo vetëm që janë firmat ma të mdhaja në qytetet ku veprojnë, po ndoshta edhe në nivel të Gjermanisë”, deklaron ai.

Lidhur me Javën e Bizneseve të Diasporës që mbahet në Kosovë, Kelmendi thotë se po synojnë që t’i ofrojnë bizneset e ndryshme mes veti përmes takimeve B2B.

Kelmendi: Ky organizim synon t’i njoftojë bizneset shqiptare

“Qëllimi i këtij organizimi është që të kemi në radhë të parë njoftimin e biznismenëve dhe afaristave shqiptarë kudo që jetojnë, dhe në radhë të dytëështë organizu një takim që do të jetë B2B, do të thotë ku ka mundësi firmat që vijnë nga Europa dhe nga bota dhe me kompanitë dhe prodhuesit të Kosovës që të kenë kontakt direkt mes veti”, pohon Kelmendi.

Kelmendi deklaroi se kanë projekte të mëdha, me anë të së cilave po synojnë ta forcojnë dhe zgjerojnë bashkëpunimin mes shqiptarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat