Picieri shqiptar dhuron spektakël në restorantet e Berlinit

Gjermania

Picieri shqiptar dhuron spektakël në restorantet e Berlinit

Më: 27 tetor 2018 Në ora: 07:58
Rigert Karaj

Ai quhet Rigert Karaj, është nga Tirana dhe prej 25 vitesh jeton në Berlin, në Gjermani, ku ka emigruar nëpërmjet ambasadave, bashkë me nënën dhe vëllanë e tij.

Aktualisht Rigerti punon si picier në një restorant mjaft të njohur, në sheshin Alexanderplatz të Berlinit, profesion të cilin e ushtron prej 4 vitesh.

Interesant është fakti se pikërisht 32-vjeçari shqiptar, e ka bërë edhe më të njohur restorantin berlinez, me akrobacitë e tij me brumin e picave.

Image

Në videot e sjella për redaksinë e Top Channel, Rigerti tregon artin që bën me brumin, teksa inkurajohet edhe nga duartrokitjet e vazhdueshme të klientëve të restorantit ku punon.

Rigerti tregon gjithashtu se edhe vëllai i tij punon si picier, madje edhe ai, është një “artist” në përdorimin e brumit.

Nëse nuk ju hapet klikoni për të parë në Youtube.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat