Darken e Lames 2018 e nisi kënga „moj e bukura more“

Gjermania

Darken e Lames 2018 e nisi kënga „moj e bukura more“

Më: 6 nëntor 2018 Në ora: 22:17
Musafiret; Foto per kujtim prane SOFRES me prodhime Kosovare

Nëndega e LDK-së për NRW në Gjermani vazhdon me organizimin e manifestimit për Darken e Lames.Kësajë here ishte e organizuar edhe me një program muzikor të drejtepërdrejtë me duetin Fatime&Adnan Ruhani.Tubimin e hapi Nënkryetari i Nëndeges z. Enver Musa.Duke i përshendetë të pranishmit dhe musafiret nga Briseli,Hanoveri  dhe Koblenzi ,ai ia jep fjalën Kryetarit të Nendeges z. Jakup Gërgurit.Ndjehem shumë mirë që sot shtrojmë Darken e Lames me juve Aktivist të devotshëm që seicili keni bagazh të aktivitetit të madh theksoi z. Gërguri. Darka e Lamës ka filluar të shënohet tradicionalisht nga viti 2002, fillimisht nga ish-presidenti Ibrahim Rugova, për t’u pasuar pastaj nga ish-presidenti, Fatmir Sejdiu dhe Ahtifete Jahjaga, si një traditë e bartur që nga koha eparaardhësve tanë, dardanëve të Ilirisë.( që daton nga shekulli i të, para Krishtit)

Darka e lamës  është festë tradicionale shqiptare e cila zakonisht është mbajtur në fund të tetorit kur janë vjelë të mirat e punës verore. Quhet e lamës sepse  lama  ka qenë vendi i rrafshët në fshatra malore, ku janë përpunuar  të korrat.

Image
Këngëtarja Fatime Hajzeri Ruhani këndon „Moj e bukura MORE“

Lama po ashtu ka qenë vend gravitues i solidaritetit dhe reciprocitetit në mes fshatarëve shqiptarë, duke ndihmuar njëri- tjetrin me fuqi punëtore. Duke qenë se te shqiptarët sfera bukësore ka qenë pjesë e rëndësishme e jeteses, “dhënia e bukës” ka qenë aspekt esencial i marrëdhënieve sociale tradicionale.

Image
Me keso atmosfere kaloi festa per Darken e Lames

Nëndega jonë e LDK-së,në kuader të planeve që ja kemi parashtrue vehtes,është edhe respektimi i datave  dhe ngjarjeve me vlerë kombëtare.E pamë të arsyeshme para 3 viteve se kjo  ngjarje ishte më shumë vlerë dhe me shumë domethënje ,andaj filluam me shënimin e sajë.Është pra kjo hera e tretë,,dhe jemi shumë të knaqur si organizator që po jetësojmë një amanet të President Rugoves,që Darka e lames të festohet qdo vit dhe të hyjë përsëri në festat tradicionale, pas mbledhjes së të mirave bujqësore.

Të nderuar të pranishëm,si Kryesi e Nëndeges,nga tubimi në tubim ,jemi përpjekë të sjellim diqka të re.Kemi pasë intervista nga ish veprimtarët  nga Kosova ,si ate nga Ilaz Ramajli,z.Hebib Shehu,kemi sjelle edhe inserte filmike si nga Hero Salih Qekaj,hero Ahmet Krasniqi ,Dr.Fehmi Agani etj.etj. Kemi sjellë inqizim nga Lisi dhe Muri i President Rugoves,të bërë nga dora e tijë. Edhe  sot ,për dallim nga herat tjera,ne do fusim në program edhe një pikë, kujtoj tejet  nteresante, dhe me vlerë.Pas bërjes së FALENDERIM-LUTJES për Darken e Lames,do dëgjojmë s´bashku një këngë tejet domethënëse,e cila përmban në vete një mesazh shprehjeje të emocioneve që na përket pikërisht neve si mërgimtar. Pra është kjo kënga „MOJ E BUKURA MORE“.

More është Peloponezi i sotëm i Greqisë. Sipas një studimi të botuar në Itali në vitin 1886, nga filologu arbëresh Dhimitër Kamarda, More është një trevë e madhe së cilës grekët i kanë ndryshuar emrin dhe e kanë kthyer në Peloponezi.

Kënga Moj e bukura More… memorizon kujtesën e madhe të një atdheu të humbur. Sipas filologut arbëresh është një toponim i këtij vendi nga ku u larguan shumica e arbëreshëve të sotëm të Italisë. I vetmi dokument i kësaj kënge, është si material në librin e shkruar prej filologut arbëresh Dhimitër Kamarda i cili jetoi në vitet 1821-1882. Ai e ka botuar librin me titull: “Appendice Al Saggio Di Grammatologia Commprata Sulla Lingua Albanese”, dhe është publikuar nga shtëpia botuese “F. Albergueti E.C.” në vitin 1866. Në këtë libër është publikuar për herë të parë teksti i kësaj kënge i shkruar në shqip.

Në libër sqarohet se teksti burimor popullor me ritëm tresh është i vetmi version dhe tekst origjinal i këngës “Moj e bukura More… Kjo këngë këndohet prej 600 vitesh dhe ka marrë më shumë përmasat e një këngë mërgimtarësh e njohur dhe shumë e dashur jo vetëm për arbëreshët por edhe për arvanitasit e Greqisë dhe shqiptarët e të gjitha trevave.

Ne nga Nëndega jonë,do fillojmë emitimin e kësajë Kënge ,e cila pretendojmë të bëhet aktuale në qdo tubim ,ngase na përket pikërisht neve t´i kujtojmë viset ;sot MOREN;e neser pse jo edhe Toplicen ,Prevezen ,Pollogun etjera,të pakten përmes vargjeve të kënduara,brez pas brezi ,ngase kur Mërgata nuk e bënë këtë ,nga kush të presim se do e bëjë.

Pasi u kendua kenga „O E BUKURA MORE“ nga Kengetarja Fatime Ruhani u percoll me nje aplauz nga te pranishmit.

Me nga nje fjale rasti u paraqiten edhe z.Qazim Bajgoraliu,ish Kryetar i Deges se LDK -se per Gjermani,z. Pal Sokoli-Kryetar i LKASH-per Gjermani,z.Bahtir Kastrati-Kryetar i deges se LDK-se per Benelux,z.Isa Shabani-perfaqsues nga Dega,z.Halil Kastrati-Kryetar i Shoqates „Familja Shqiptare „ ne Koblenc,si dhe z.Zymer Rrahmani -Kryetar i AAK-se ne Gjermani.Kesaje here per Darken e Lames te pranishmit u argetuan me kenge e vallzime per me shume se 4 ore me kengetaren e muzikes popullore zonjen Fatime Hajzeri Ruhani ,dhe z. Adnan Ruhanin.

 Skena e rregullueme me Sofren për Darken e Lames ,i tërhoqi të pranishmit duke bërë foto për kujtime .Kishte prodhime bujqësore të sjellura nga Organizatori.Ndër to kishte edhe kallinjë Gruri nga Kosova.

Musafirët u ndanë tejet të knaqur ,me deshirë që kjo të vazhdoi edhe në të ardhmen,gjë për të cilën premton kjo kryesi me Komisionin për organizimin e tubimeve,te cilin e kryeson z. Ilir Makolli.

Nga Komisioni për informim Jakup Gërguri  NRW/Gjermani,

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat