Një zyrtare policore është gjetur pa shenja jete në varrezat e qytetit në Gjilan.
Nga vendi i ngjarjes ju sjellim pamje nga atje, në ndërkohë pas pak minutash pritet të ketë konferencë për media nga policia.
Rasti i vdekjes është konfirmuar nga Ismet Hashani, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit. Rasti po cilësohet si “vdekje e dyshimtë”.
“Policia e Kosovës është njoftuar se në varrezat e qytetit në Gjilan është një person ë dyshohet se është pa shenja jete. Njësitë tona kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen e një personi të gjinisë femërore. Personi i vdekur është zyrtare policore. Për momentin, rasti nga hetuesit është duke u cilësuar si vdekje e dyshimtë”, ka thënë Hashani.