Shkolla fillore “Mulla Idriz Gjilani e Velekincës kremtoi ditën e saj

Gjilani

Shkolla fillore “Mulla Idriz Gjilani e Velekincës kremtoi ditën e saj

Nga: Tefik Selimi Më: 3 qershor 2016 Në ora: 17:39
Nje pamje e programit festim të kësaj shkolle

Shkolla fillore “Mulla Idriz Gjilani e fshatit Velekincë, komuna e Gjilanit, sot kremtoi ditën e saj me një numër të shumtë të aktiviteteve shkollore. Me këtë rast, në oborrin e kësaj vatre të arsimit fillor ishin ardhur shumë qytetarë e mysafirë të këtij mesi për ta përcjellë programin festiv të organizuar nga shkollarët dhe stafi i mësimdhënësve të shkollës në fjalë.

Fillimisht, Fatimir Latifi, drejtor i shkollës në fjalë tha se, kjo festë e shkollës sonë lidhet me emrin e heroit të madh të kombit, Mulla Idriz Gjilani. Ai tha se, sot, një falenderim i veçantë shkon tek familja e Mulla Idriz Gjilanit, e cila, si dje, por edhe si sot, mburret për atdhetarin tonë e të tyre, Mulla Idriz Gjilanit, i cili luftoi gjer në fund për çlirimin e vendit nga pushtuesi shumë shekullor. Edhe shkolla jonë është krenare që e mban emrin e këtij heroi të madh të kombit, Mulla Idriz Gjilani. Ai ishte një figurë e madhe e kombit, i cili nuk do të harrohet, por do të përkujtohet dhe nderohet nga të gjithë qytetarët e këtij vendi”.

“Sot, nuk kemi kohë të flasim për historikun e shkollës, sepse, në kuadrin e kësaj “feste” kemi përgaditur shumë pika muzikore nga fëmijët parashkollorë e gjer tek mosha e të rinjve të kësaj shkolle. Jemi shkollë me rezultare pune. Këto rezultate i kemi arritur me punë të pakursyer, por kemi marrë edhe mirënjohje e lavdërata për punë e suksese inkurajuese. Edhe procesi i mësimdhënënies dhe i mësimxënies ka ecur këtu mbarë. Për këto rezultate e fitore, kemi marrë disa mirënjohje në nivel komunal”.

Me këtë rat, drejtori i shkollës z. Fatmir Latifi, në këtë ditë të shkollë, disa mësimdhënësve punëtorë i shpërnbleu me mirënjohje, si janë: Ibrahim Hajrullahu, Gyltene Bajrami, Bahtije Maliqi, Miradije Maliqi – Shahiqi, Qamil Mustafa, ndërsa Salih Këqiku mori një mirënjohje të veçantë për kontributin e tij të dhënë pranë shkollës në fjalë. Pas shpëndarjes së mirënjohjeve, vazhdoi programi i pasur artistik, ku në këtë ditë të shkollës u hodh valle e këngë nga më të vegjëlit parashkollorë e gjer tek të rinjtë e klasave të nënta të kësaj shkolle fshati.

Pas kësaj pike të programit, është recituar një e recital kushtuar Agim Ramadanit “Katana”, e cila pjesë është pritur në mënyrën më të mirë nga pjesëmarrësit e kësaj feste shkollore. Në fund të kësa feste të shkollës në fjalë, disa krijues të Ars Klubit “Beqir Musliu” lexuan punimet e tyre në vargje, si janë: Avni Rudaku, Hysen Këqiku, Hetem Arifi, Selvete Abdullahu, Sarë Gjergji, Nebih Bunjaku, Tefik Selimi e Mehmetali Rexhepi. Po ashtu, në hollin e shkollës në fjalë ishte e hapur ekspozita e artistëve të vegjël të kësaj vatre shkollore.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat