Komuna premton mbështetje më të fuqishme për OJQ-të

Gjilani

Komuna premton mbështetje më të fuqishme për OJQ-të

Nga: Aziz Zuka Më: 16 gusht 2016 Në ora: 16:42
Pamje nga takimi ne Viti

Drejtuesit e Institucioneve Komunale të Vitisë u kanë premtuar përfaqësuesve të organizatave jo qeveritare mbështetje më të fuqishme institucionale në aktivitetet e tyre që janë në interes të qytetarëve vitias. Ata gjatë diskutimit publik për buxhetit komunal 2017, që është mbajtur sot, kanë thënë se komuna është duke bërë përpjekje maksimale që të mbështes çdo nismën që vije nga shoqëria civile.

Zv. kryetari i komunës së Vitisë Hasan Aliu , duke folur rreth rëndësisë së takimeve për planifikimin e buxhetit komunal, ka thënë gjithashtu se këto debate kanë për qellim rritjen e transparencës së komunës në planifikimin e buxhetit , për çka komuna e Vitisë, vitin e kaluar ishte shpallur si komuna më transparente në nivel vendi . “ Vitin e kaluar kemi mbajtur 20 dëgjime buxhetore me qytetar dhe grupe të ndryshme interesi , kurse këtë vit kemi organizuar 24 debate me qytetarë , pasi këto debate pos që ndikojnë në ngritjen e transparencës edhe janë me interes të veçantë, ngase komuna nga afër dëgjon nevojat e qytetarëve për investime kapitale “ , ka thënë Aliu.

Ibrahim Rama, drejtor për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim e prezantoj buxhetin komunal për vitin 2017 dhe potencoi se buxheti i përgjithshëm është prej 10 milion e 19 mijë euro, prej të cilave 8 milion e 891 mijë janë grand qeveritar, ndërsa 1 milion e 6 mijë e 695 euro të hyra vetanake. “Edhe pse kërkesat dhe nevojat janë shumë më të mëdha , megjithatë buxheti i dedikuar për investime kapitale në shumë prej mbi 1 milion e 700 mijë euro do të ndikoi në përmirësimin e infrastrukturës dhe jetës së qytetarëve”, ka thënë Rama.

E Kaltrina Sylejmani, Drejtoresh për Kulturë, Rini dhe Sport sqaroi formën e ndarjen e subvencioneve për OJQ-të, duke theksuar se kjo drejtori në mbështetje të Kryetarit të Komunës , Sokol Haliti në vazhdimësi ka rritur fondin e dedikuar për subvencione të aktiviteteve të OJQ-ve, klubeve sportive, dhe shoqatave të tjera dhe në këtë drejtim edhe në të ardhmen do të bëjë përpjekje që ky fond të jetë edhe më i madh duke pasur parasysh nevojat që kanë këto grupe.

Ndërkaq përfaqësuesit e OJQ-ve pasi që shprehen falënderimin për mbështetje e deri tanishëm që ju ka ofruar komuna kanë kërkuar që në vitin 2017, kodi i dedikuar për subvencionim të aktiviteteve të OJQ-ve të rritet edhe më shumë pasi sipas tyre në komunën e Vitisë, është shtuar dukshëm numri i shoqatave, klubeve dhe organizatat jo qeveritare me çka edhe janë shtuar nevojat për mbështetje nga institucionet komunale.Aziz Zuka

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat