‘Selami Hallaçi’ shembulli se si festohet 28 Nëntori

Gjilani

‘Selami Hallaçi’ shembulli se si festohet 28 Nëntori

Më: 24 nëntor 2017 Në ora: 16:06
Pamje nga festa

Nën tingujt e këngës, shkolla fillore ‘Selami Hallaçi’ e Gjilanit nisi kremtimin e Festave të Nëntorit.

Nxënësit e kësaj shkolle përmes poezisë dhe këngës lartësuan figurat e Ditës së Flamurit, atë të Gjergj Kastriotit dhe Ismajl Qemajlit.

Ata nuk e harruan ditëlindjen e komandantit legjendar, Adem Jasharit.

Vargje të thurrura nga vet nxënësit emocionuan publikun gjilanas, arsimtarët dhe prindërit e tyre.

‘Selami Hallaçi’ njihet si njëra ndër shkollat më të mira të Republikës. Në shumë aktivitete garuese, kjo shkollë nuk ka hezituar të dalë e para. Ndërsa programet për festa të ndryshme nuk i mungojnë asnjëherë, pasi arsimtarët dhe nxënësit shprehen gjithmonë të gatshëm.

Ahmet Aliu, ligjërues i lëndës Gjuhë Shqipe në këtë shkollë, ka thënë për lajmi.net se organizimi i sotshëm i ka dhënë karakter solemn festave të nëntorit.

“Drejtoria e shkollës në kuadër të shënimit të festave të nëntorit ka organizuar një orë letrare në të cilën nxënësit krijues të shkollës tonë të cilët veprojnë në kuadër të grupit letrar ‘Ndre Mjeda’ e që si organ e kanë revistën ‘Drita’ e cila botohet çdo përvjetor në ditën e shkollës kanë përgatitur poezi dhe këngë të cilat sot i dhanë karakter solemn festave të nëntorit. Nxënësit u paraqitën me krijime origjinale, janë të talentuar dhe prej tyre presim botime të shumta. Orët letrare gjithmonë i organizojmë në kuadër të manifestimeve jubilare. Do organizojmë edhe për 17 shkurtin dhe ditën e shkollës. ‘Selami Hallaçi’ është një ndër shkollat më të mira, në garat që organizohen si sporti, aktivitete të lira, jemi shpërblyer me vende të para në nivel komuan dhe të Republikës. Në futboll jemi tri herë kampion”, ka thënë Ahmeti.

Programi i sotëm përfundoi me një koktej rasti i shoqëruar me ushqime tradicionale të cilat ishin përgatitur nga prindërit e nxënësve.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat