Limaj: Njerëzit e ligë na penguan të bëjmë më shumë punë për vendin

Gjilani

Limaj: Njerëzit e ligë na penguan të bëjmë më shumë punë për vendin

Më: 3 dhjetor 2017 Në ora: 19:27
Fatmir Limaj

Nisma për Kosovën sot është më fuqishme se kurrë. Për më pak se 4 vite kjo parti arriti të jetë faktor vendimmarrës në Kosovë, ndërsa për 7 vjet e 10 muaj njerëzit e ligë na penguam që të realizojmë edhe më shumë projekte për të mirën e vendit.

Këto e deklarata i bëri kryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj gjatë një takimi të mbajtur sot në mbrëmje me strukturat e partisë së tij në Gjilan, pas zgjedhjeve lokale të mbajtura në Kosovë.

Kreu i NISMA-s tha se pavarësisht se kjo është një është një çështje që do t’ia lërë të kaluarës, njerëzit e ligë e kanë penguar  për më shumë se 7 vjet të bëjë punë të mira për vendin, megjithatë thotë se nuk kanë arritur ta stopojnë.

Limaj: Njerëzit e ligë na penguan të bëjmë më shumë punë për vendin

“Njerëz të ligë, fatkeqësisht njerëz të ligë ka  çdokund,  janë munguar me na stopu, e me na pengu, me na nal s’kanë mujt, me na stopu jo, por me na pengu po, është vërtetë. Këto 7 vjet e 10 muaj, ose 2700 ditë më met marak se e di saktë se për këto 7 vjet edhe ma shumë punë kishin bo për vendin po të kishim kapacitetin e plotë”, tha Limaj.

Limaj e ka vlerësuar fitore të radhës rezultatin e zgjedhjeve lokale, duke thënë se zyrtarët e saj tashmë përbëjnë një numër të madh në qeverisjet lokale dhe atë qendrore.

Ai ka falënderuar anëtarët dhe simpatizantët e Gjilanit, Vitisë dhe Kamenicës,  për siç tha si rreshtimin dhe besimin në projektin e  Nismës, duke thënë se Anamorava është  promotor i suksesit të Nismës për 3 vite.

Limaj theksoi se  NISMA është vizioni për bashkimin e njerëzve intelektualë që për qëllim kanë zbatimin e politikave shtetërore.

Limaj:  NISMA s’ka qenë asnjëherë më e fuqishme se sot

“Kjo që ka ndodhë javën e kaluar është fitorja e radhës e jona e përbashkët. Si Nismë dhe projekt politik po shkon drejt vizionit që e kemi paraparë, drejt objektivat që I kemi paraparë për këtë projekt politik. Nisma për Kosovën asnjëherë s’ka qenë më fuqishme se sa sot për tri vite kemi arritur që ti kemi 230 zyrtarë shtetërorë në nivel lokal e qendror. Nisma për Kosovën sot është faktor vendimtar dhe vendimmarrës në Republikën e Kosovës. Ne jemi ndërtues të politikave qendrore shtetërore dhe zbatues të atyre politikave”, tha Limaj.

Në politikë sipas kreut të NISMA-s, kriter kryesor për të korrur sukses është ndershmëria dhe puna ekipore.

Limaj: Në politikë mbi të gjitha është ndershmëria

“Në politikë duhet me i pasë disa kritere. Mbi të gjitha është ndershmëria me kolegët me ekipin me bashkëpunëtorët. Vizioni i qartë me atë çka don dhe përkushtimi vazhdueshëm për atë çka don. Pa këto tri elemente nuk mund të shkohet përpara”, tha ai.

Ndërsa kryetari i degës së NISMA për Kosovën në Gjilan, Bajram Hasani, foli për vendimin e Gjykatës e cila Fatmir Limajn e shpalli të pafajshëm për akuzat për korrupsion, duke thënë se që në fillim i kanë besuar një njeriu i cili sipas tij vetëm i ka dhënë vendit, pa marrë asgjë në këmbim.

Hasani premtoi që ministritë të cilat udhëhiqen nga NISMA për Kosovën do të dëshmohen për sukses.

Hasani: I kemi besuar liderit tonë

“I kemi besuar liderit tonë se për këtë vend nuk kam keqpërdorur asnjë cent, këtij vendi vetëm i kam dhënë por kurgjo nuk kam keqpërdorur…sot projektet e tij që po i gëzojmë çdo ditë edhe aeroporti edhe autostrada që më të vërtetë janë projekte madhore të cilat vështirë qe do t’kishte mundur dikush ti bëjë… Sot ministritë e Nismës po shkëlqejnë, ne presim që aty ku jemi në qeveri të punojmë për vendin”, tha Hasani. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat