Hasan Alia, riemërohet nënkryetar i komunës së Vitisë edhe për një mandat katërvjeçar

Gjilani

Hasan Alia, riemërohet nënkryetar i komunës së Vitisë edhe për një mandat katërvjeçar

Nga: Aziz Zuka Më: 19 dhjetor 2017 Në ora: 15:14
Hasan Alia, nënkryetar i ri i komunës së Vitisë

Pas përfundimit të procedurave përkatëse  ligjore  të krijimit të institucioneve të dala nga zgjedhjet lokale të 22 tetorit,  betimit të kryetarit të komunës dhe konstituimit të Kuvendit të ri të Komunës së Vitisë , Kryetari i i rizgjedhur i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, në kuadër të ndërtimit të organeve udhëheqëse komunale, ka emëruar edhe Nënkryetarin e Komunës së Vitisë. Nënkryetar i Komunës së Vitisë, për katër vitet e ardhshme, do të jetë Hasan Aliu i cili këtë postë e ka pasur edhe në ekzekutivin e kaluar.

Emërimi e nënkryetarit, e ka konfirmuar edhe vet  Hasan Aliu , por që nuk ka dashur të jap informacione se kur do të bëhet edhe emërimi i drejtorëve të drejtorive komunale duke thënë se kjo është çështje e kryetarit të Komunës.

“Kryetari e ka emëruar nënkryetarin e komunës dhe unë Hasan Aliu do të jem sërish në këtë pozitë”, ka thënë ai i cili edhe mandatin e kaluar kishe shërbyer në këtë pozitë.Pas betimit të kryetarit dhe këshilltarëve komunalë si dhe me zgjedhjen e kryesuesit të Kuvendit Komunal pritet që në bazë të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, kryetari të bëjë edhe emërimin e drejtorëve të Drejtorive komunale, por se kur kjo do të ndodh zyrtarë të komunës nuk kanë dhënë ndonjë datë të caktuar e se a do të ketë ndryshime në përbërjen e re të Ekzekutivit të kësaj komune mbetet të shihet e për këtë do të vendos kryetari I komunës Sokol Haliti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat