Komuna e Vitisë bëhet përfituese e projektit të BE-së, “Turizmi pa Kufi”

Gjilani

Komuna e Vitisë bëhet përfituese e projektit të BE-së, “Turizmi pa Kufi”

Nga: Aziz Zuka Më: 26 dhjetor 2017 Në ora: 15:29
Pamje nga nenshkrimi I kontrates

Në vazhdën e aktiviteteve të tija të përditëshme  institucionale, Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, të martën  në emër të kësaj komune, ka  nënshkruar kontratën me përfaqësuesit  e  Bashkimit    Evropian në lidhje me implementimin e projektit ''Turizmi pa kufi'. Ky projekt është pjesë e programit të BE- “Bashkëpunimi Ndërkufitar” së bashku me komunën e Kriva Palankës në Republikën e Maqedonisë.

Vlera e projektit ''Turizmi pa kufi'' do të jetë rreth 313 mijë  euro dhe do të ndihmoj në zhvillimin e infrastrukturës dhe promovimit të vendeve turistike dhe rekreative të komunës sonë. Pas nënshkrimit të këtij projekti Kryetari Haliti, tha se me implementimin e këtij projekti të rëndësishëm në komunën e Vitisë pritet të zhvillohet sektori i turizmit duke potencuar se në këtë fushë kjo komunë ka potenciale të mëdha për këtë arsye edhe investimet që do të bëhën në këtë sektor janë më se të domosdoshme dhe të arsyeshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat