Arrestohet drejtori i Urbanizmit në Gjilan

Gjilani

Arrestohet drejtori i Urbanizmit në Gjilan

Më: 3 janar 2018 Në ora: 09:12
Valon Shefkiu

Policia në Gjilan ka arrestuar drejtorin e Urbanizmit në komunën e Gjilanit Valon Shefkiu. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Ismet Hashani.

Sipas tij ai është ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit pasi që ka kanosur një gazetar në Gjilan.

Mësohet se drejtori i Urbanizmit ka kanosur gazetarin Musa Sabedini pasi që në median e tij në këtë qytet ka publikuar një shkrim lidhur me punën e Shefkiut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat