Gjilani gati për “Flakën e Janarit 2018”

Gjilani

Gjilani gati për “Flakën e Janarit 2018”

Më: 4 janar 2018 Në ora: 14:00
Paamje nga mbledhja e bordit të drejtorëve

Nën udhëheqjen e kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri, është mbajtur sot mbledhja e bordit të drejtorëve, njësive dhe zyrave, për të raportuar për planifikimin e muajit janar, mbledhje kjo e cila u transmetua drejtpërdrejt nga radiot lokale.

Kryetari Lutfi Haziri pohoi se do të ketë kujdes jashtëzakonisht të madh në planifikim për t’i realizuar objektivat dhe programet në të gjithë sektorët.

Në këtë mbledhje kanë qenë në fokus edhe rreth përgatitjet për manifestimin “Flaka e Janarit 2018”, për të cilin u tha se është gjithçka gati për të nisur në mënyrën më të mirë.

“Gjatë këtij muaji, fokusi kryesor është manifestimi “Flaka e Janarit”, i cili i kushtohet 550 vjetorit të vdekjes së heroit kombëtar, Skënderbeut dhe 50-vjetorit të demonstratave për Flamur. Ky manifestim është tejet i rëndësishëm pasi i kushtohet vlerësimit të dëshmorëve të kombit, të cilët u sakrifikuan për ditët e sotme.  Këtë vit, do ta nderojmë edhe njeriun i cili dha shumë për lirinë e shqiptarëve, heroin Metush Krasniqi”, ka thënë Haziri.

Përveç tjerash, kreu i Gjilanit tha se do të ketë zero tolerancë për shërbyesit civil të cilët nuk e respektojnë orarin e punës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat