Zbulohet busti i Skënderbeut në Gjilan

Gjilani

Zbulohet busti i Skënderbeut në Gjilan

Më: 17 janar 2018 Në ora: 13:09
Zbulimi i bustit të Gjergj Kastrioti- Skënderbeu

(E plotësuar) - Në 550-vjetorin e vdekjes së heroit kombëtar Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, komuna e Gjilanit ka bërë zbulimin e bustit të tij.

Që nga sot busti i heroit Gjergj Kastrioti Skënderbeut do të qëndrojë në sheshin kryesor të Gjilanit.

Me këtë rast kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, tha se heroi më i madh kombëtar mbetet Skënderbeu.

Haziri: Skënderbeu, heroi ynë më i madh kombëtar

"Sot me 17 janarin e Skënderbeut, 550-vjetorin e tij në vitin e Skënderbeut, në vitin e Gjergjit, ne shënojmë në kuadër të Flakës së Janarit përkujtimin e Skënderbeut në Gjilan. Ky bust, ky vend do të rrezatoj mbi gjeneratat e reja, mbi njerëzit e qytetit tonë, vizitorët në qytetin tonë dhe gjithë ata që Skënderbeu dhe për Skënderbeun jo vetëm që ndjehen krenar, por heroi ynë më i madh kombëtar mbetet figura e Skënderbeut", tha ai.

Ai tha se sot është dita e rënies së Kadri Zekës dhe vëllezërve Gërvalla dhe se ky përkujtim në kuadër të Flakës së Janarit i dedikohet të gjithë atyre që kanë qenë pjesë e këtij rrugëtimi.

Haziri: Ndihemi krenarë

"Ky përkujtim i madh në kuadër të Flakës së Janarit sivjet i dedikohet të gjithë atyre që janë pjesë e këtij rrugëtimi. Natyrisht 50 vjetori i lëvizjes dhe protestave për flamurin e Skënderbeut në Kosovë edhe qyteti jonë, krahina jonë e Gjilanit u kryengrit për të kërkuar të drejta për flamurin si të drejtë elementare e cila u realizua shumë më vonë. Por, tetori i vitit 68 shënon edhe 50 vjet dhe në kuadër të krejt manifestimit të Flakës së Janarit natyrisht që jemi krenarë dhe ndjehemi krenar dhe do të vazhdojmë me i respektua, me i nderua dhe me u gjunjëzua para veprave të tyre", tha Haziri.

Zbulimi i bustit të Skënderbeut u bë në kuadër të organizimeve në 550-vjetorin e vdekjes së Skënderbeut dhe Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut.

Me rastin e 550-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriot Skënderbeut Komuna e Gjilanit bën zbulimin e bustit të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat