Haziri: Gjilani është kryeqendër e nderimit të heronjve dhe dëshmorëve

Gjilani

Haziri: Gjilani është kryeqendër e nderimit të heronjve dhe dëshmorëve

Nga: A.M. Më: 17 janar 2018 Në ora: 20:39
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka marrë pjesë në Akademinë e Flakës se Janarit 2018 e cila u mbajt gjatë ditës së sotme.

Haziri përmes një postimi në Facebook se “ne jemi kryeqendër kulturore dhe kryeqendër historike, në mënyrë që vlerat e dëshmorëve të mos harrohen dhe të mos i prek pluhuri i harresës në asnjë mënyrë”.

Postimi i plotë:

Gjilani po i bashkëngjitet festës së madhe të shqiptarëve në Ballkan në shënimin e vitit të Skënderbeut, në 550-vjetorit vdekjes dhe 50-vjetorit të protestave masive për flamurin kombëtar. Sot në Lezhë, Prishtinë e në Gjilan shënohen aktivitete të kalendarit kombëtar për vitin e Gjergjit, heroit më të madh të shqiptarëve.

Gjilani i bashkëngjitet këtij kalendari në ditën e rënies së Kadri Zekës dhe Jusuf e Bardhosh Gërvallës, të cilët arritën të mobilojnë, organizojnë, strukturojnë dhe me u kryengritë, edhe përmes protestave edhe përmes mobilizim të bashkatdhetarëve në Europë për me ngritë çështjen kombëtare në nivel të protestës, në nivel të shprehjes së pakënaqësisë dhe përgatitjes së popullatës për liri.

Për çdo janar, për 27 vite rresht, Gjilani është kryeqendër e nderimit të heronjve dhe dëshmorëve. Ne jemi kryeqendër kulturore dhe kryeqendër historike, në mënyrë që vlerat e dëshmorëve të mos harrohen dhe të mos i prek pluhuri i harresës në asnjë mënyrë. Sot e gjithmonë, sot e përjetë, respekt për dëshmorët deri në gjunjëzim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat