Grabitje në Gjilan Plagoset Punonjësi i Këmbimores

Gjilani

Grabitje në Gjilan Plagoset Punonjësi i Këmbimores

Më: 19 janar 2018 Në ora: 14:23
Grabitje në Gjilan

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para disa minutash në qytetin e Gjilanit.

Katër persona të maskuar dhe të armatosur me armë AK47 janë futur në një këmbimore në lagjen “7 Korriku” të qytetit. Sipas zëdhënësit të policisë, dy nga punonjësit e këmbimores kishin arritur ta mbyllnin një derë të këmbimores veprim ky i cili ka rezultuar me të shtëna me armë nga grabitësit.

“Ata kanë gjuajtur me AK47 dhe nga të shtëntat është plagosur njëri nga punonjësit”, ka thënë Ismet Hashani zëdhënës i policisë për Gjilan.

Ai ka shtuar se i plagosuri është jashtë rrezikut për jetë dhe është dërguar për trajtim në Qendrën Spitalore në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat