Haziri në Bruksel: Perspektiva europiane e Kosovës dhe e rajonit, është e pa-alternativë!

Gjilani

Haziri në Bruksel: Perspektiva europiane e Kosovës dhe e rajonit, është e pa-alternativë!

Nga: Bota Sot Më: 2 shkurt 2018 Në ora: 11:58
Pamje nga takimi

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në cilësinë e anëtarit të bordit të Agjensionit Europian për Zhvillim të Demokracisë Lokale (ALDA), po merr pjesë në takimin e radhës në Bruksel.

Temë kyçe e diskutimit të sotëm është bashkëpunimi ndërmjet institucioneve lokale në nivel rajoni.

“Perspektiva europiane e Kosovës, por edhe e rajonit tonë është e pa-alternativë. Në kuadër të këtij angazhimi, besoj së shume shpejt ALDA, sipas kërkesës dhe përkrahjes sime, do të mirëpres në gjirin e saj edhe disa komuna nga Kosova, por dhe nga rajoni, si Kosova Lindore e Maqedonia, si anetarë të kësaj organizate të rëndësishme të Europës”, ka thënë, ndër të tjera, kryetari i Gjilanit, gjatë diskutimit të sotëm në këtë takim në Bruksel.

Kryetari Haziri ka njoftuar se Gjilani shumë shpejt do ta ketë nderin e veçante që të jetë nikoqir i takimit të radhës të Agjensionit Evropian për Zhvillim të Demokracisë Lokale (ALDA).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat