Komiteti për Politik e Financa mbajti mbledhjen e parë të rregullt

Gjilani

Komiteti për Politik e Financa mbajti mbledhjen e parë të rregullt

Nga: Aziz Zuka Më: 20 shkurt 2018 Në ora: 15:35
Pamje nga takimi I KPF ne Viti

Në Viti të martën është mbajtur mbledhja e parë e rregullt e Komitetit Për Politik e Financa, në të cilën janë shqyrtuar dhe miratuar disa pika të rendit të ditës, e të cilat në tërësi janë miratuar për të vazhduar për aprovim në seancën e ardhshme të Kuvendit Komunal. Fillimisht kryesuesi i Kuvendit Naim Pira, ka uruar anëtarët e rinj të KPF-së për punë si anëtar të këtij komiteti , si dhe ka njoftuar ata me përgjegjësin që kanë. Në këtë mbledhje, u raportua nga Zyra prokurimit, ku edhe u prezantua planifikimi final i prokurimit për vitin 2018. Pika e raportit vjetor 2017 lidhur me auditimin e brendshme të kryera dhe aktivitetet e planifikuara të auditimit të brendshëm, u shty për mbledhjen e ardhshme të KPF-së.

Kurse pikat e tjera si ajo e propozimit për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për pezullimin e përkohshëm të nenit 21, nënti 13 pika 13.6 dhe nenit 41 të rregullores komunale për taksa, ngarkesa dhe gjoba, propozimi për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për emërimin e komitetit për Arsim, Kulture, Rini dhe Sport, komitetit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, komitetit për Shërbime Publike, komitetit për Planifikim, Rregullim te Hapësirave dhe Mbrojtje të Mjedisit, si dhe komitetit për Barazi Gjinore, u miratuan që të procedohen për seancën e ardhshme. Seanca e Kuvendit komunal me këto pika të rendit të ditës, u vendos të mbahet të martën e ardhshme me 27 shkurt.Aziz Zuka

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat