Kadriu njofton shpalljen e procedurave të tenderimit për projektin e ‘Unazës së Jashtme’ të autostradës Prishtinë-Gjilan

Gjilani

Kadriu njofton shpalljen e procedurave të tenderimit për projektin e ‘Unazës së Jashtme’ të autostradës Prishtinë-Gjilan

Nga: A.M. Më: 21 shkurt 2018 Në ora: 18:20
Projekti i ‘Unazës së Jashtme’ të autostradës Prishtinë-Gjilan

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu ka njoftuar se është shpallur tenderimi projekti të autostradës Prishtinë-Gjilan.

Kadriu ka njoftuar se janë shpallur procedurat e tenderimit për projektin e "Unazës së Jashtme" të qytetit të Gjilanit si dhe kyçjet në Autostradën e Prishtinë-Konçul nga Penda e Livoçit në drejtim të Bresalcit, si dhe nga Fabrika e baterive deri tek rruga e Përlepnicës.

Postimi  i plotë:

Të nderuar qytetarë të Gjilanit,

Jam i lumtur që arritëm të shpallim procedurat e tenderimit për projektin e "Unazës së Jashtme" të qytetit të Gjilanit si dhe kyçjet në Autostradën e Prishtinë-Konçul nga Penda e Livoçit në drejtim të Bresalcit, si dhe nga Fabrika e baterive deri tek rruga e Përlepnicës.

S'ka asnjë dyshim se Gjilani me qeverinë Haradinaj do të ndryshoj rrënjësisht, dhe se pas këtij mandati qeverisës komuna e Gjilanit do të hyj në rangun e qendrave më të zhvilluara.

Urime Gjilan!

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat