Gjilan, hapet qendra psiko-sociale

Gjilani

Gjilan, hapet qendra psiko-sociale

Më: 5 mars 2018 Në ora: 12:48
Pamja nga perurimi

Në Gjilan është hapur qendra psiko-sociale “Dritë”. Kjo qendër ofron të gjitha shërbimet psikologjike, logopedi, psikoterapi individuale dhe grupore, psiko-edukim për fëmijët që kanë ngecje në zhvillim dhe elemente të autizmit.

Drejtoresha Merita Kamberi, tha se numri i fëmijëve në nevojë për këtë qendër është në rritje, raporton Ekonomia Online.

Ajo tha se kjo qendër për herë të parë ka logopedë dhe psikologë profesional të gatshëm për të ofruar shërbimet psikologjike.

“Njerëzit e të gjitha moshave kanë nevojë për ndihmë për tu përballë me sfidat e jetës së përditshme, sidomos kur mund të kontirbojnë njerëzit me përmirësimin e mirëqenies. Numri i fëmijëve me nevojë është i rritur si në botë, Gjilan, Viti, Kamenicë dhe ka qenë e nevojshme  të hapet një qendër e tillë, qendër me kushtet më të mira që për herë të parë ka logopedin, ka psikologë profesional të gatshëm për të ofruar shërbimet  e tyre psikologjike, ku ata kanë treguar sukses duke punuar me fëmijë”.

“Qendra psiko-sociale kryen këto shërbime: këshillim; psikoterapi grupore; individuale, familjare, psiko-terapi stimulim akadmeik”, tha Merita.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lufti Haziri tha se pas periudhës së pasluftës fëmijët në nevojë kanë pas mungesë të mbështetjes.

“Nuk e kam pas të lehtë me menaxhuar gjendjen mas luftës, dhe pasojat e mëdha të luftës, problem ka qenë numri i fëmijëve që kanë pas nevojë për mbështetje qofshin ata me sindrome, numri nuk është i vogël, edhe një fëmijë do trajtim të veçantë, do bëhet trajtimi në shkolla, çerdhe dhe shtëpi”.

“Mbrëmjen e dhjetorit të vitit të kaluar organizuam mbrëmje humanitare për fonde të veçanta, ai fond do ti dedikohet shoqatave të specializuara, misioni jonë është me i mbrojt, me I  përgatit për jetë, sepse ata janë të barabartë”, tha Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat