Gjilani ndihmon fermerët

Gjilani

Gjilani ndihmon fermerët

Më: 20 prill 2018 Në ora: 16:26
Pamje nga takimi me fermeret

Drejtoria e Bujqësisë e Gjilanit ka shpërndarë sot farë misri e pleh artificial për 558 fermerë, të cilët nuk kanë përfituar nga Ministria e Bujqësisë.

Në emër të kryetarit Lutfi Haziri, fermerët e Gjilanit i ka uruar Arbër Ismajli, i cili tha se ky është vetëm fillimi i subvencioneve për ta nga ana e Komunës.

“Me këto subvencione ne po ua lehtësojmë punën fermerëve jashtëzakonisht shumë. Synimi ynë është që asnjë pëllëmbë toke të mos mbetet pa e punuar sepse në këtë mënyrë forcohet familja bujqësore. Sivjet kemi paraparë rekord subvencionesh për fermerët”, tha Ismajli.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Bujqësisë, Vahid Aliu, ka njoftuar se 558 fermerët janë mbështetur me 600 thasë misër dhe mbi 50 tonë pleh artificial, në vlerë 27 mijë euro.

Ndryshe, zyrtarë komunalë paralajmëruan se gjatë muajve të ardhshëm do të implemetohet projekti i subvencionimit të bletarëve me pajisje, ngritja e 20 hektarëve me kulturë të arrës, shpërndarja e farës së grurit e plehut artificial dhe projekte të tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat