Lutfi Haziri emëron bordin e ri të drejtorëve

Gjilani

Lutfi Haziri emëron bordin e ri të drejtorëve

Më: 30 prill 2018 Në ora: 16:41
Pamje gjatë emrimit

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, pas nënshkrimit të marrëveshjes për bashkëqeverisje LDK-AAK-AKR, ka bërë publike sot emërimet e larta në kabinetin e tij. Nënkryetar është emëruar Arbër Ismajli (LDK), ndërkaq shef i Kabinetit për mandatin e ri, Faton Bislimi (LDK).

Drejtorinë për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronë do ta udhëheqë Sadudin Berisha (LDK), atë të Bujqësisë, Ramiz Ramadani (LDK), resorin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Shpresë Hajdari (LDK), Drejtorinë e Inspeksionit, Nevzad Rushiti (LDK), të Buxhetit dhe Financave, Zijadin Maliqi (LDK), përderisa drejtor në Shërbimet Publike është emëruar Naser Korça (LDK).

Bekim Bajrami është emëruar drejtor në Urbanizëm, që sipas Hazirit, ka ardhur si propozim i organizatave të biznesit, ndërkohë Drejtorinë për Zhvillim Ekonomik do ta udhëheq Valbona Tahiri, e cila vjen nga shoqëria civile.

Drejtor i Administratës së Përgjithshme është emëruar Bardhyl Syla (LDK), i Arsimit, Nazim Gagica (AAK), i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Selami Xhemajli (AAK), përderisa i asaj për Mbrojtje dhe Shpëtim, Sami Spahiu (AKR).

Haziri me këtë rast ka bërë publike se dy asistente politike do të jenë, Florentina Haliti dhe Deniza Limani.

Ai bëri të ditur se do të emërojë edhe nënkryetarin për komunitete dhe pakica, i cili do të vije nga KDTP, ndërsa zëvendëskryesuesi në Kuvendin Komunal do të jetë nga Lista Serbe.

I pari i Gjilanit theksoi se pas 100 ditëshit të parë, së bashku me partnerët do ta diskutojnë nëse të emëruarit i kanë arritur objektivat.

“Nëse nuk i realizojnë objektivat, ne do t’i revokojmë. Toleranca është zero”, tha ai.

Edhe përfaqësuesit e partive politike kanë shfaqur zotimin se gjatë mandatit katërvjeçar do të punojnë për një Gjilan zhvillimor për të mirë të qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat