Në Gjilan bëhet pranim-dorëzimi i detyrave të drejtorëve

Gjilani

Në Gjilan bëhet pranim-dorëzimi i detyrave të drejtorëve

Më: 2 maj 2018 Në ora: 09:50
Gjilan

Në Gjilan është bërë pranim-dorëzimi i detyrave të drejtorëve në kabinetin e kryetarit Lutfi Haziri, pas emërimeve të larta që u bënë publike në fillim të kësaj jave.

Mbledhja e parë e bordit të drejtorëve do të mbahet të enjten, për t’i paraqitur objektivat për tre mujorin e parë të punës.

Nënkryetari i Komunës, Arbër Ismajli, i ka falënderuar ish-drejtorët, ndërkaq të zgjedhurve u ka uruar suksese në realizimin e objektivave të programit qeverisës “Gjilani 2021 plus”.

Haziri i LDK-së në këtë mandat do ta qeverisë Gjilanin bashkë me AAK-në dhe AKR-në.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat