Haziri aktivizon shtabin e emergjencave pas reshjeve të shiut

Gjilani

Haziri aktivizon shtabin e emergjencave pas reshjeve të shiut

Nga: Bota Sot Më: 5 maj 2018 Në ora: 19:47
Lutfi Haziri

Kryetar i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka aktivizuar shtabin e emergjencave për të intervenuar në disa lagje të qytetit pas reshjeve të mëdha të shiut.

Po ashtu, Haziri ka apeluar tek qytetarët nëse hasin në ndonjë problem eventual të kërkojnë ndihëm nga shtabi i emergjencave.

Postimi i plotë:

Pas reshjeve të mëdha të shiut, kam aktivizuar shtabin e emergjencave, të cilët po intervenojnë në disa pjesë të qytetit për ta hequr ujin nga bodrumet tek një pjesë e lagjes “Dheu i Bardhë”, konkretisht tek shtratit i lumit “Baja’, sikurse edhe në “Balec Mahallë”.

Në pjesë të tjera nuk është paraqitur ndonjë problem, por apeloj qytetarët të cilët mund të hasin në ndonjë problem eventual të kontaktojnë numrat zyrtar të emergjencave: 044177276 dhe 044146738 dhe ekipet komunale do të intervenojnë në mënyrën sa më të shpejtë të mundshme!

#Gjilani24orënëshërbim

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat