Dy persona të zhdukur brenda 48 orëve

Gjilani

Dy persona të zhdukur brenda 48 orëve

Më: 13 maj 2018 Në ora: 19:20
Ilustrim

Dy persona janë duke u kërkuar pasi që rezultojnë si të zhdukur në 48 orët e fundit.

Kështu njofton policia përmes raportit 24 orësh.

Fjalë bëhet për një vajzë nga të moshës së mitur në Gjilan. Është nëna e saj që është paraqitur në polici ku ka thënë se vajza e saj me kombësi rome, ka dalë nga shtëpia të premten rreth mesditës dhe nuk është kthyer më.

Ndërsa rasti tjetër, është ku një burrë me kombësi boshnjake që nuk është kthyer në shtëpi prej dy ditësh dhe nuk i dihet vendndodhja.

Policia njofton se është duke u marrë me hetimin e të dy rasteve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat