Komuna e Vitisë me aktivitete të pastrimit shënon Ditën Ndërkombëtare të Mjedisit

Gjilani

Komuna e Vitisë me aktivitete të pastrimit shënon Ditën Ndërkombëtare të Mjedisit

Nga: Aziz Zuka Më: 5 qershor 2018 Në ora: 15:42
Pamje nga pastrimi i ambientit në Viti

Sot në qytetin e Vitisë, për nder të 5 Qershorit- Ditës Ndërkombëtare të Mjedisit është mbajtur një aktivitet i pastrimit por janë larguar edhe 5 deponi ilegale të mbeturinave në komunën e Vitisë. Këtij aktiviteti të pastrimit i ka paraprirë kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti të cilët ju janë bashkangjitur edhe qytetarë, nxënës dhe mësimdhënës të shkollave të mesme, përfaqësues të Organizatave Jo Qeveritare dhe të kompanisë së Eco-Higjena.

Ajet Sallahu, Drejtor për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit tha se kjo komunë në vazhdimësi gjatë këtij viti ka zhvilluar aktivitetet të ndryshme të pastrimit duke potencuar se gjatë ditës së sotme janë paraparë të pastrohen disa hapësira por edhe të largohen 5 deponi ilegale të mbeturinave. Kurse Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti tha se ky vit është shpallur vit i ambientit në Viti si dhe vit i mbrojtjes së pyjeve. Ai falënderoj të gjithë ata që po i përkrahin aktivitetet të pastrimit duke potencuar se Vitia po merr një pamje të qyteteve Evropiane. “Masaviteti i pjesëmarrjes në këtë aktivitet po e tregon seriozitetin dhe përgjegjshmërinë mbi mjedisin dhe ambientin në komunën tonë, mund të themi se Vitia është Komuna me ambientale në Kosovë. Këtë gjë nuk po e them unë por këtë gjë e thonë gjithë dikasteret dhe performanca që na ka ranguar me ambientin më të mirë”, u shpreh kryetari Haliti. Përndryshe Komuna e Vitisë gjatë këtij viti ka zhvilluar aktivitete të shumta të pastrimit dhe largimit të deponimeve ilegale të mbeturinave.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat