Shfaqje teatrale nga nxënësit e Shkollës Fillore “Abdullah Tahiri” në teatrin e Gjilanit

Gjilani

Shfaqje teatrale nga nxënësit e Shkollës Fillore “Abdullah Tahiri” në teatrin e Gjilanit

Nga: Fitim Redenica Më: 8 qershor 2018 Në ora: 20:44
Gjilan

Sot nga ora 17:00, është shfaqur një projekt i shkëlqyeshëm në teatrin e qytetit të Gjilanit, nga nxënësit e Shkollës Fillore “Abdullah Tahiri” nga fshati Malishevë, me temë: Dukuritë negative ( Ngacmimi)- Bullizmi.

Ishte një shfaqje e përgaditur shkëlqyeshëm nga nxënësit e kësaj shkolle, njashtu suksesi meritor i takon edhe stafit akademik të Shkollës Fillore “Abdullah Tahiri”.

Një faleminderim i veqant shkon për OJQ-në “PEN” që e mundësoi me mbështetje morale dhe financiare për realizimin e kësaj shfaqje.

Shfaqja dha një mesazh të shkëlqyeshë kundër dukurive negative në shkolla.

Drejtori i shkollës fillore “Abdullah Tahiri”, z. Rashit Sahiti, faleminderoj nxënësit dhe të gjithë mësimdhënësit e kësaj shkolle, për prezantimin e kësaj shkolle në nivel komunal, duke treguar sukses dhe duke dhënë një mesazh të qartë kundër shfaqjes të dukurive negative në shkolla.

Të ftuar ishin drejtorë dhe nxënës edhe nga shkollat tjera, për ta parë këtë shfaqje.

Ata ju faleminderuan Drejtorit të SH.F.MU “Abdullah Tahiri” Rashit Sahiti për ftesën dhe mundësin e marrjes së një mesazhi të mirë kundër dukurive negative në shkolla.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat