Gjilani do të shënojë “Ditën e lirisë” me një sërë aktivitetesh - Bota Sot
Gjilani do të shënojë “Ditën e lirisë” me një sërë aktivitetesh

Gjilani

E enjte, 15 nëntor 2018

Gjilani do të shënojë “Ditën e lirisë” me një sërë aktivitetesh

Më: 9 qershor 2018 Në ora: 10:56
Ilustrim

Komuna e Gjilanit prej 11 deri 15 qershor qershor do të shënojë “Ditën e Lirisë”.

Në kuadër të kësaj dite janë paraparë të mbahen disa aktivitete duke nisur prej homazheve te varri i Beqir Musliut.

Më pas do të mbahet edhe ekspozita e librit të autorëve gjilanas , si dhe pritet të bëhen ndarja e çmimeve “Beqir Musliu”, për vitin 2018.

Aktivitetet për “Ditën e Lirisë” do të vazhdojnë edhe me 12 qershor ku pritet të bëhet edhe hapja e konsullatës së Shqipërisë në Gjilan si dhe shpallja e me të dalluarve në fushën e shërbimit civil, arsim, shëndetësi, bujqësi si dhe nga sektori i kulturës, rinisë dhe sportit. Më 13 qershor do të mbahet një koncert për fëmijë te platoja e teatrit të qytetit si dhe më 15 qershor do të mbahet koncert me asambletë e qytetit të Gjilanit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test