Ia panë sherrin iftarit, helmohen disa persona në Gjilan - Bota Sot
Ia panë sherrin iftarit, helmohen disa persona në Gjilan

Gjilani

E premte, 21 shtator 2018

Ia panë sherrin iftarit, helmohen disa persona në Gjilan

Më: 10 qershor 2018 Në ora: 12:58
Foto ilustrim

Policia e Kosovës për rajonin e Gjilanit ka nisur hetime për një restorant të Gjilanit. Rasti është raportuar në polici nga ankues që dhjetëra persona janë helmuar nga ushqimi të cilët kanë ngrënë iftar ditën e premte.

Zëdhënësi i PK-së për këtë rajon, Ismet Hashani ka konfirmuar këtë rast. Ai ka treguar se sipas informatave të para në spitalin rajonal të qytetit janë të shtrirë gjashtë (6) persona.

Më tej, ai ka thënë se policia në Novobordë është duke zhvilluar hetime përkitazi me rastin në fjalë.

Ndërkaq, Indeksonline mëson se janë rreth 20 persona të cilët janë helmuar nga ushqimi në Gjilan. Të njëjtit sipas burimeve kanë simptoma kryesisht me helmim dhe me temperaturë.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test