Hasani: Çdo ditë duhet t’i zgjasim dorën e ndihmës njëri-tjetrit

Gjilani

Hasani: Çdo ditë duhet t’i zgjasim dorën e ndihmës njëri-tjetrit

Më: 15 qershor 2018 Në ora: 12:26
Bajram Hasani ka vizituar Bashkësinë Islame në Gjilan

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani me rastin e festës së Fitër Bajramit, ka vizituar Bashkësinë Islame në Gjilan.

Ai bashkë me kryetarin  e BI në Gjilan, Naim Aliu kanë dhënë mesazhin se si sot çdo ditë duhet të jemi pranë njëri-tjetrit dhe t’i zgjasim dorën e ndihmës secilit që ka nevojë.

“Festa si kjo na sjellin ndërmend se sa i rëndësishëm është solidariteti mes njerëzve. Urime Fitër Bajrami, kjo festë që bartë në vete vlerat më sublime të njerëzimit, dashurinë, paqen, harmoninë.”, ka thënë ministri Hasani.

Ky është postimi i plotë i ministrit Hasani në Facebook:

Me rastin e Fitër Bajramit, me bashkëpunëtorët e mi isha për vizitë në Bashkësinë Islame në Gjilan. E urova kryetarin e BIK në Gjilan Naim Aliu dhe të gjithë qytetarët për këtë festë të bekuar.

Nga aty dhamë mesazhin se si sot çdo ditë duhet të jemi pranë njëri-tjetrit dhe t’i zgjasim dorën e ndihmës secilit që ka nevojë.

Festa si kjo na sjellin ndërmend se sa i rëndësishëm është solidariteti mes njerëzve.

Urime Fitër Bajrami, kjo festë që bartë në vete vlerat më sublime të njerëzimit, dashurinë, paqen, harmoninë.

E gëzofshim Fitër Bajramin!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat