Gjilani apelon qytetarët të mos ndezin zjarre

Gjilani

Gjilani apelon qytetarët të mos ndezin zjarre

Më: 18 qershor 2018 Në ora: 15:28
Sami Spahiu

Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim i Gjilanit, Sami Spahiu, gjatë një konference për media u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos ndezin zjarre gjatë muajve të nxehtë të verës pasi ngritja e temperaturave shkakton rrezik të përgjithshëm.

Ai ka potencuar se në këtë fazë kanë ndërmarrë fushatën për parandalimin e zjarreve fushore dhe pyjore me moton “Mos ndiz zjarr që shkakton rrezik të përgjithshëm”, ku pretendohet që zjarret të jenë gjithnjë në rënie në bashkëpunim  me qytetarët dhe organet e rendit dhe sigurisë.

“Në këtë fazë si drejtori kemi ngritur edhe nivelin e mobilizimit të stafit, të zjarrfikësve dhe gjithashtu edhe Shërbimit Vullnetar të Zjarrfikësve, që gjithnjë janë në mbështetje të intervenimeve kur ato janë me përmasa më të mëdha”, tha Spahiu.

Ai ka bërë të ditur se inspektori që merret me fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera, ka bërë vizitë në vlerësim të rrezikshmërisë për disa objekte siç janë shtëpi të vjetra mundësi për shembje dheu, dhe janë krijuar plane se si është mënyra më e mirë e menaxhimit të këtyre rasteve.

“Edhe sa i përket pajisjeve për mbrojtje nga zjarri është punuar me shumë kujdes nëpër objekte të ndryshme publike, si nëpër shkolla, objekte të mjekësisë familjare dhe objekte të tjera në mënyrë që të shmanget çfarëdo lloj rreziku në këtë aspekt”, tha Spahiu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat