Kuvendi i Gjilanit vazhdon me shkelje të ligjit të APL - Bota Sot
Kuvendi i Gjilanit vazhdon me shkelje të ligjit të APL

Gjilani

E premte, 21 shtator 2018

Kuvendi i Gjilanit vazhdon me shkelje të ligjit të APL

Më: 18 qershor 2018 Në ora: 15:55
PDK

Partia Demokratike e Kosovës, dega në Gjilan, me rastin e konstituimit të Komitetit për Komunitete, Kuvendi Komunal, me vetëdije shkel dispozitat ligjore të Ligjit për Administrim të Pushtetit Lokal, lidhur me komitetet si trupa ndihmës profesional të Kuvendit të Komunës.

PDK thotë se neni 53.1 i këtij ligji, për Komitetin për Komunitete, decidivisht e përcakton përbërjen e këtij komiteti, pasi thuhet se “Komiteti për komunitete përfshinë në radhët e veta shumicën e thjeshtë nga anëtarët e Kuvendit të Komunës”.

Sipas PDK-së, ky komitet përderisa nuk plotësohet kjo dispozitë ligjore, përfaqësuesit e Kuvendit, si dhe fatkeqësisht shumica  e anëtarëve të këtij komiteti, përcaktohen për shkelje, duke e konstituuar  jashtëligjshëm Komitetin për komunitete.

“Në anën tjetër, kemi veprimin paradaksal të zyrtarëve të KK-së, përmes së cilit, anëtarja e komitetit, përfaqësuese e LVV-së, përjashtohet nga vendimmarrja nga e drejta e votimit ngase nuk na qenkash anëtarë e KK-së. Duke qenë në dijeni për shkeljen ligjore dhe për t’i ikur përgjegjësisë së drejtpërdrejt, kryesuesja e KK-së, Shpresa Kurteshi – Emini, ndonëse qëllimisht vie me vonesë në seancë, ajo nuk e kryeson seancën konstituive të Komitetit; seancën e udhëhoqi deri në zgjedhjen e kryesuesit, përgjegjësi i Njësisë së Kuvendit, Sadri Arifi, gjë që edhe me këtë rast, ajo sot ka bërë shkelje të  ligjit të APL-së, të Ministrisë së Pushtetit Lokal, lidhur me mënyrën e konstituimit të komiteteve profesionale të KK-së, duke mos e drejtuar këtë seancë. Prandaj, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, ka përgjegjësi ligjore të reagoj dhe të mos lejoj shkelje të tilla të pushtetit lokal të Gjilanit”, thuhet në reagimin e PDK-së.

Ndërkaq, qytetarët tanë duhet të kenë vëmendjen se si pushtetarët aktual manipulojnë me besimin e tyre. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test