Synohet bashkëpunim me Komunën e Gjilanit në fushën e bujqësisë

Gjilani

Synohet bashkëpunim me Komunën e Gjilanit në fushën e bujqësisë

Më: 19 qershor 2018 Në ora: 17:40
Pamje nga takimi

Drejtori për Bujqësi dhe Pylltari në Ferizaj, Burim Bajrami, priti sot në takim homologun e tij nga Komuna e Gjilanit Ramiz Krasniqin me ç’rast u diskutua për formën e bashkëpunimit mes dy drejtorive, gjegjësisht mes Komunës së Ferizajt dhe Komunës së Gjilanit në fushën e bujqësisë dhe mbrojtjes së pyjeve.

Bajrami ka njoftuar mysafiren me gjendjen në sektorin e bujqësisë në komunën tonë si dhe hapat që ka ndërmarrë ekzekutivi, me mbështetjen e fuqishme edhe të kryetarit të Komunës, Agim Aliu për të vendosur rregull në investimet në fushën e bujqësisë.

Shqetësuese për të dy komunat u vlerësua dëmtimi i pyjeve, por edhe problemi me qenët endacak sfidë kjo institucionale si në nivelin lokal ashtu edhe në atë qendror.

Në anën tjetër, Ramiz Krasniqi, drejtor i bujqësisë në Komunën e Gjilanit u shpreh tejet falënderues për gatishmërinë e Komunës së Ferizajt, për të ndihmuar në këtë sektor duke siguruar forcimin e raportit të bashkëpunimit mes këtyre dy komunave.

Po ashtu, interesim të veçantë Krasniqi tregoi për projektin e furnizimit të fermerëve me kulturën e arrës projekt i realizuar tashme nga komuna e Ferizajt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat