Nisma mbajti Kuvendin e Punës edhe në Gjilan

Gjilani

Nisma mbajti Kuvendin e Punës edhe në Gjilan

Më: 19 qershor 2018 Në ora: 20:34
Nisma në Gjilan

Diku 300 delegatë morën pjesë në Kuvendin e punës së Degës së Nismës Social Demokrate në Gjilan, ku mori pjesë edhe kryetari i kësaj partie Fatmir Limaj.

Ky në Facebook ka shkruar se “në një atmosferë madhështore dhe me një entuziazëm të jashtëzakonshëm, Dega e Nismës Socialdemokrate në Gjilan mbajti Kuvendin e Punës”.

“Nga ky kuvend Nisma do të dalë edhe më e fuqishme, më e strukturuar dhe e gatshme për sfidat e aktivitetet e reja. Falënderim dhe mirënjohje për të gjithë aktivistët që ditë e natë nuk u ndalën së punuari për ta rritur e zgjeruar frymën e Nismës Socialdemokrate në çdo cep të vendit, përfshirë edhe Gjilanin. Mirëseardhje për të gjithë anëtarët e rinj të cilët në muajt e fundit i janë bashkuar degës sonë në Gjilan. Urime strukturave të reja të dala nga ky Kuvend i Punës! Na priftë e mbara”, ka shkruar Limaj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat