Një muaj arrest shtëpiak për tre policë në Gjilan

Gjilani

Një muaj arrest shtëpiak për tre policë në Gjilan

Më: 20 qershor 2018 Në ora: 14:31
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e arrestit shtëpiak të pandehurve Z.J., I.R. dhe B.O., në kohëzgjatje prej një muaji.

Përmes kumtesës për media dërguar nga kjo gjykatë, bëhet e ditur se ditë më parë disa persona kanë kryer një vjedhje në Qendrën Tregtare “Agmia”, në Gjilan, ku me këtë rast zyrtarët policorë në detyrë, nuk kanë përmbushur detyrat dhe përgjegjësitë që i kanë, duke mos arritur të identifikojnë apo të kapin personat që kanë kryer këtë vjedhje.

Me këto veprime i pandehuri Z.J. dhe I.R. dyshohet se kanë kryer veprën penale bashkëkryerje keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar ndërsa i pandehuri B.O. dyshohet se ka kryer veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 2 pika 2 të KPRK-së.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat