Nis asfaltimi i rrugës me katër korsi Gjilan-Livoç i Ulët

Gjilani

Nis asfaltimi i rrugës me katër korsi Gjilan-Livoç i Ulët

Më: 20 qershor 2018 Në ora: 14:31
Asfaltimi i rrugës me katër korsi Gjilan-Livoç i Ulët

Ka nisur sot asfaltimi i rrugës hyrëse dhe dalëse me katër korsi, Gjilan-Livoç i Ulët, e cila ka gjatësi prej mbi tri kilometrash dhe gjerësi prej 20 metrave.

Gjatë vizitës në terren, kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, është shprehur i lumtur që po realizohet një projekt kapital.

“Jam shumë i lumtur që sot filluam këtë projekt kaq të rëndësishëm në vlerë prej 2 milionë eurove. Zgjerimi i rrugës do të shkoj deri në qendër të qytetit, tek semaforët, e që realisht e integron në zonën urbane Livoçin e Ulët. Rruga po bëhet sipas standardeve, me zonën e gjelbër, infrastrukturën  përcjellëse nëntokësore dhe ndriçimin publik. E falënderoj ish-ministrin Zharku dhe ish- qeverinë e Isa Mustafa për përkushtimin në  realizimin e këtij projekti dhe qeverinë aktuale për kontinuitetin”, tha kryetari Haziri, njofton kumtesa për media.

Haziri ka bërë të ditur se së shpejti do të filloj edhe ndërtimi i rrugës tjetër hyrëse dhe dalëse Gjilan-Prishtinë në gjatësi prej tri kilometrave, i cili që fillon nga tuneli e deri në fshatin Livoç të Epërm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat