Gjilan, sot nis dezinsektimi hapësinor

Gjilani

Gjilan, sot nis dezinsektimi hapësinor

Më: 23 qershor 2018 Në ora: 08:48
Ilustrim

Komuna e Gjilanit sot fillon me fazën e parë të dezinsektimit hapësinor, e cila përfshin qytetin, si dhe zonat përreth tij.

Ky dezinsektim po bëhet me qëllim të shfarosjes së mushkonjave dhe insekteve tjera të bezdisshme për qytetarët.

Drejtori i Shëndetësisë, Selami Xhemaili, ka njoftuar se kjo fazë e dezinsektimit do të bëhet nga ora 20:00 deri në 24:00 dhe do të zgjas tri ditë me radhë.

Xhemaili ka kërkuar nga bletarët që gjatë kohës sa zgjat aksioni për dezinsektim, t`i mbajnë të mbyllura bletët e tyre, në mënyrë që të mos kenë ndonjë dëm eventual nga preparatet të cilat përdorën për asgjësimin e mushkonjave dhe insektet tjera të dëmshme. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat