Arrestohet një zyrtar komunal në Gjilan

Gjilani

Arrestohet një zyrtar komunal në Gjilan

Më: 23 qershor 2018 Në ora: 13:01
Ilustrim

Bashkim Bunjaku zyrtar i tatimit në pronë është prangosur nga policia nën dyshimin e veprës penale “marrje ryshfeti” ka konfirmuar për rajonipress Arben Kadriu nga Prokuroria Themelore e Gjilanit.

Bashkim Bunjaku sipas prokurorit Arben Kadriu ka kërkuar nga një qytetar 2000 euro për t`i kryer një punë. “Janë përdorur masat e fshehta nga policia dhe ky zyrtar tashmë ka përfunduar në burg dhe i është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orësh” tha Kadriu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat