Gjilani shënon Ditën Kulturore Japoneze

Gjilani

Gjilani shënon Ditën Kulturore Japoneze

Më: 23 qershor 2018 Në ora: 15:29
Gjilan

Me aktivitete të shumta, të cilat janë mbajtur nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, kjo komunë e ka shënuar sot Ditën Kulturore Japoneze.

Fillimisht, kryetari Haziri ka pritur në zyrën e tij shefin e zyrës nga Ambasada e Japonisë në Vjenë, Mitsunori Ogasawara, më pas kanë parë nga afër ekspozitën e nxënësve të shkollës së arteve, aktivitetet sportive të arteve marciale, për të vazhduar me shfaqjen e fotografive në hollin e teatrit enkas për këtë ngjarje.

“Unë e falënderoj shumë zotëri Ogasawara për vizitën në shënim të Ditës së Kulturës Japoneze, e cila për herë të katërt organizohet në Gjilan. Në veçanti, e falënderoj qeverinë japoneze për renovimin dhe sanimin e objektit të Shkollës Fillore “Esat Berisha” në Llashticë, duke krijuar kushte shumë të mira për nxënësit”, ka thënë kryetari Haziri.

“Japonia është vend mik i yni dhe Gjilani është anëtar i Qyteteve të Paqes në Hiroshima në Japoni. Tragjeditë që kemi kaluar na bëjnë bashkë edhe në këto forume. Ne do të punojmë shumë edhe në programe të tjera me qeverinë e Japonisë në interes të qytetarëve”, ka theksuar Haziri.

Ndërkaq, shefi i zyrës nga ambasada e Japonisë në Vjenë, Mitsunori Ogasawara, ka falënderuar kryetarin Haziri për organizimin e këtyre aktiviteteve në kuadër të shënimit të Ditës Kulturore Japoneze, duke thënë vlerësuar se kjo ngjarje do të jetë gurthemel i përparimit të mëtejshëm për miqësinë e dy vendeve.

“Është kënaqësi e madhe të vij në Gjilan dhe të bashkohem me këtë ngjarje të rëndësishme me ju së bashku, si përfaqësues i Ambasadës dhe Qeverisë së Japonisë. Kjo Ditë Kulturore Japoneze në Gjilan tregon interes të fortë të popullit të Kosovës në Japoni. Shumë njerëz po ndjekin ata që kanë qenë në Japoni, mësojnë artetet marciale japoneze. Jam i bindur se ky shkëmbim kulturor do të forcojë marrëdhëniet miqësore dhe bashkëpunuese ndërmjet popullit të Kosovës dhe Japonisë’, ka thënë Ogasawar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat