Gjilani përfiton mbështetje për ndërtimin e impiantit dhe kolektorëve të ujërave të zeza - Bota Sot
Gjilani përfiton mbështetje për ndërtimin e impiantit dhe kolektorëve të ujërave të zeza

Gjilani

E hënë, 16 korrik 2018

Gjilani përfiton mbështetje për ndërtimin e impiantit dhe kolektorëve të ujërave të zeza

Më: 26 qershor 2018 Në ora: 15:28
Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, së bashku me drejtorët komunalë dhe drejtorin e kompanisë “Hidromorava”, Muhamet Suliqi

Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, së bashku me drejtorët komunalë dhe drejtorin e kompanisë “Hidromorava”, Muhamet Suliqi, kanë pritur sot në takim pune përfaqësues të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Bankës Investive Europiane në Kosovë në përbërje, David Tyler, Bekim Muharremi, Arianit Blakaj, Liljana Jancauskeine dhe Konstantinos Mastrogiannopoulos.

Sipas kumtesës për media, qëllimi i takimit ka qenë diskutimi për projektet e mëdha të infrastrukturës nëntokësore, realizimi i të cilave është prioritet i qeverisjes së kryetarit, Lutfi Haziri.

“Gjatë takimit të sotëm, përfaqësuesit e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Bankës Investive Europiane në Kosovë kanë dhënë lajmin e mirë për qytetarët se janë të gatshëm për të mbështetur projektin e ndërtimit të impiantit për trajtimin e ujërave të zeza dhe kolektorëve të ujërave të zeza. Nënkryetari Ismajli, ka falënderuar përfaqësuesit e BERZH dhe Bankës Investive Europiane në Kosovë për interesimin e tyre për të financuar këto projekte kapitale dhe tejet të rëndësishme për përmirësimin e jetës së qytetarëve të Gjilanit”, thuhet në njoftim.

Njeriu numër dy i Komunës është zotuar se brenda javës do t’i sqarojnë në detaje procedurat dhe projektet e nisura më herët në këtë aspekt me qeverinë e Kosovës, në mënyrë që të filloj realizimi i këtyre projekteve multimilionëshe.

“Ne emër të kryetarit Haziri, ju siguroj se gjithçka që varet prej Komunës do t’i zgjidhim në afat rekord sepse realizimi i këtyre projekteve është tepër i rëndësishëm për qytetarët tanë. Në këtë mënyrë, përgjithmonë do të hiqet lloçi, vadat dhe kundërmimi”, tha Ismajli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test