“Stacioni i Autobusëve” në Gjilan vlerësohet si ndërmarrje e suksesshme

Gjilani

“Stacioni i Autobusëve” në Gjilan vlerësohet si ndërmarrje e suksesshme

Më: 27 qershor 2018 Në ora: 14:37
Avni Hajrullahu

Në konferencë për media, drejtori i NPL “Stacioni i Autobusëve” në Gjilan, Avni Hajrullahu, ka paraqitur aktivitetet dhe punën që është duke u bërë në këtë ndërmarrje publike.

Hajrullahu, ka potencuar se së bashku me Bordin e Drejtorëve të Ndërmarrjes kanë kryer të gjitha objektivat e planifikuara duke siguruar kushte të barabarta dhe sipas ligjit për të gjithë operatorët ekonomik që veprojnë në Komunën e Gjilanit.

Edhe auditimi i pasqyrave financiare për vitin 2017 nga Auditori i Pavarur sipas tij janë pozitive dhe gjithnjë më të mira se sa vitet paraprake.

Sipas kumtesës për media, ai ka bërë të ditur se NPL ”Stacioni Autobuseve”, është rilicensuar në kategorinë ”B” nga Ministria e Infrastrukturës në kohëzgjatje prej 5 vjet të ardhshme që dëshmon për stabilitet të ndërmarrjes.

Hajrullahu në fjalën e tij ka thënë se në aspektin e shërbimeve për këtë gjashtëmujor ndërmarrja ka ofruar rreth 35 mijë peronizime për operatorët e transportit, të cilët shfrytëzojnë hapësirat e stacionit të autobusëve, që sipas tij në aspektin e realizimit të planit, është rreth 90 për qind.

“Ndërmarrja është e përgatitur maksimalisht për sezonin e verës kur turizmi ndikon në rritjen e fluksit të autobusëve dhe transportuesve më të vegjël të udhëtarëve”, tha ai.

“Falënderoj kryetarin e Komunës, Lutfi Haziri, për përkrahjen e ndërmarrjes në investimin për renovimin e objektit dhe hapësirave tjera përcjellëse. Janë krijuar kushte më të mira për punëtor dhe shërbime më kualitative e të shpejta për udhëtar. Nga data 1 korrik në objektin e “Stacionit të Autobusëve”, do të jetë edhe një zyre e Policisë së Kosovës, e gjithë kjo për të krijuar siguri më të madhe për qytetarë dhe operatorët ekonomik”, tha ai.

“Tani në bashkëpunim me drejtorinë e Shërbimeve Publike, do të punohet për investime në infrastrukturën publike, si asfaltim, të hapësirave të jashtme, ndriçim publik, rregullimin e rrethojave, e gjithë kjo pritet të realizohet në pjesën e mbetur të vitit 2018, që do të ndikoj edhe në rritjen e të hyrave në ndërmarrje deri në 15 për qind”, ka thënë ai mes tjerash.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat